Shoqatat po luajnë me emëra dëshmorësh

Autori:Zekirja Shabani

Gjithmonë dhe kurdoherë jam mburrë që jam Drenicas! Sot, vërtetë më vjen keq se si disa “komandantë” tentojnë t’i humbin nderin, sakrificën dhe mundin kësaj treve heroike. Shoqatat e dala nga lufta e UÇK- së udhëhiqen nga analfabetë. Çka fitoj kjo kategori nga këta njerëz, përveç se përbuzje e vuajtje. Sot lexova listat e veteranëve të luftës, të cilat vetëm ne kafene besoj se mund të jene bere. Ku është sakrifica e nënave tona ??

Asnjë emër femre në listë, ku mbetën ato nëna, motra e mbesa që me duart e tyre na ushqyen e shëruan plagët! Sa të mençur janë këta të verbër “Komandatë” të Drenicës e Dukagjinit në komisionin verifikues! Nuk meritoni më shumë se tu them ‘zoti ju marroftë për turpin që keni bërë’!Nuk ka te beje fare kjo qe se nuk është emri im sepse është gabim teknik qe mund te ndodhe por me pengoi me shume lista qe lexova.

Në vërtet emrin tim e kam shënuar shumë herët madje se paku 19 vite para shumicës se tyre. Isha vetëm 13 vjeç kur lexova për vrasjen e Selman Vojvodës, saktësisht me 20 shkurt 1990. Ishte ora 8:00 e mëngjesit, kur isha rreshtuar për të hyrë në klasë. Dolëm së bashku para nxënësve me Genc Isogun, nuk e kam harruar, më kujtohet si sot se ishte një vit më i madh se unë! Nxënës sot nuk do mbajmë mësim do të ulemi këtu para shkollës për të nderuar dëshmorin më të ri të kombit, Selman Vojvoden. Ishte kohë e vështirë, dhe pas një ore filluan kërcënimet e disa arsimtarëve dhe nxënësit filluan të hynë nëpër klasë.

Por një grup prej 20 vetëve nuk u thyem dhe dolëm në rrugën magjistrale Drenas-Skenderaj, dhe i binim me gurë mbrojtësve te rrugës duke e berë të pamundur vazhdimin e mësimit. Nuk vonoi shumë erdhi dhe policia serbe e ne ikëm në gropën në të cilën ishte marrë dheu për rrugën magjistrale. Problemet nuk mbaruan aty. Kujdestarët e klasave dërguan kryetarët e klasës për të biseduar me ne dhe ne talleshim me ta, madje i dërgova një selam një arsimtari për të cilin selam zv drejtori at-botë Fazli Gashi ende qesh!!!! Pas disa dite bëmë 10 klm këmbe e gjithë shkolla për te shkuar ne ngushëllime.

Nuk dua te flas shume për veten time asnjë fjale te vetme sepse 8 vite vone një 13 vjeçar me pushke ne dorë ne Gllogjan me frymëzoi edhe me shume . E si do te ndihet ai qe atehere ishte i vetmi e ne listat e sodit mund te ketë shumë sa qe dhe partizani Velo do të i kishte zili. . Erdhi koha te flas dhe të shkruaj … Për secilin segment te luftës sonë të shenjte..Mos luani me dëshmor, me luftëtarë me njerëz qe jepen gjithçka nga vetja!! Ju hajdut edhe vrasës tani po ju njohim se cilët jeni ju. Secili duhet të bjeje padi e shteti ti arrestoj menjëherë mashtruesit.

Afije M Gashit, me numër aplikacioni 034435 një nënë bujare që priti më shumë se 20 mijë refugjatë në oborrin e shtëpisë së vetë, vetëm ndonjë komandat i policisë serbe ka mundur me ia refuzuar aplikacionin e kësaj Nëne Tereze të ditëve tona!!

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/opinione/shoqatat-po-luajne-me-emera-deshmoresh/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala