Shikojeni këtë foto

Autori:Zekirja Shabani

Kur të rritet kjo vogëlushe që nuk dinë tash asgjë as për kosovarët e as për hungarezët, ka të drejtë të pështyej shumë njerëz në fytyrë.

10983393_10153122273859359_5115739507355952095_n

E kam shkruar një faqe e gjysmë për mikun tim hungarez, Jozsefin, i cili ka jetuar në Londër dhe tash fotografon nëpër male kosovarët që ikin e kërkojnë rrugë në Bashkimin Evropian. E kam shkruar dhe e kam fshier. Nuk munda ta duroj korrektësinë e atij shkrimi dhe mënyrën se si unë dhe ai jemi të barabart si njerëz, e ndjejmë bashkë disa gjëra, por nuk jemi në temën që po punojmë, pavarësisht ndjeshmërisë së tij. Dhe, nuk munda më të jem neutral e i qetë për këtë punë pasi më nuk mund të shkruaj as në vetën e tretë e as ti respektoj rregullat stilistike sepse ne nuk i kemi. Natyrisht që gjithcka fillon me një presje që se vë si shembulli i gramatikës ruse: për ta vrarë jo, për ta liruar ose për ta vrarë, jo për ta liruar. Dhe, natyrisht se gjithcka varet nga kjo presje banale, por le të shkojë në djallë. Pasi nuk jemi nisur nga presja këtu jemi. Tash pa presje.

Në Morahalom pas një shetitje të turpshme e të rrudhur si morri i lagur, ndjehem Kosovar, e hqiptar, e dua të më dal krejt mllefi jashtë. Unë kam qenë andej kufirit, krejt legalisht, me dokumente që si kanë gjithë shqiptarët e Kosovës. E kjo është e pabesueshme sepse në një rast krejt tjetër unë mund të mos kisha dokumente të tjera për ti treguar, po ky, unë do të isha azilant, i izoluar, në pamundësi për të dalë diku tjetër. E kjo, kjo është vetëm një dyfytyrësi që po i ndodh Evropës. Një cmendurie të jashtëzakonshme në të cilën po kalon I tërë kontinenti, e më tej, një krijimi të idenitetit sipërfaqësorë të njerëzve që si të pëshurrur të japin ide, mend, konstatime, matje të sakta e vlerësime, e në fund klithin e gumëzhinë sikur kush e di cfarë ka ndodhur.

Natyrisht se ka shumë që se duan askënd, e sulmohen mes veti, e ka edhe shumë të tjerë që rrugëve dalin e ikin nëpër mal, në shi e borë, për ta gjetur një jetë pak më të mirë diku ku ndoshta nuk kanë qenë asnjëherë. E edhe ata që shkojnë nëpër këto rrugë e dinë dhe e shohin se edhe fshati Morahalom e Subotica, por edhe Szegedi janë më të rregulluar se cdo katrahur urbane e Kosovës, e shpresojnë të shkrehtët më canta në krah se ndoshta kudo i kap dicka dhe dalin nga kjo krizë e thellë. Pa arsyetim të daljes masive, euforisë, e gjetjes së rrugëve, e pa u futur në detaje krejt të zakonshme e arsyetime kush na e bënë apo tituj të kot si mund të jenë shqiptari e le në dorë të policit serbë fëmiun e tij, po them vetëm pak, pritni pak se nuk janë gjërat krejt ashtu sic i mendoni ju prej xhepave tuaj e prej pozitave tuaja. Njeriu ka dicka pak humane e pak dinjitet dhe ai është njeri. E njeriu nuk është më as LDK, as PDK, as AAK, as Vetevendosje e më the e të thash, njeriu është njeri, është i ndjeshëm, është social, nuk është i korruptuar në shpirt, ka pak fisnikëri, e lodhje njerëzore që e kaplon kur dicka sheh. Ka vetëm pak në të që e dallon, ka pak kulturë.

E unë kur rri përballë rreshtit si i vetmi kosovarë që nuk jam rreshtuar nga policia hungareze në radhë më më fut në turmë në autobus e ne furgona e shoh një vajzë të vogël që ia plas vajit krejtësisht e vetmuar bashkë me familjen e saj. Ajo nuk e di nëse është aty dhe përse gjendet aty dhe cfarë bëjnë policët nga ia ka mësyrë e cpo ndodh, ajo mendon se ka bërë një krim të pafajshëm, të hidhur e di vetëm se kjo nuk është e mirë, e cfarë tjetër përvec fatit të saj që në moshën 3-4 vjecare të jetë e rreshtuar si në kamp pushkatimesh. Dhe, e ndjej me borxh me ndalur filmimet të ulëm në gjunj pranë saj e ti flas në besë, në shqip, e ti them që policët janë me mua dhe do ta kthejnë në shtëpi. Ajo të paktën të ketë pak shpresë. E kjo bukuroshe e vogël bashkë me disa të tjera rri e frikësuar prej dikujt dhe nuk ndalon dot. Liria e saj është rreshti i hidhur i kosovarëve që rrin në pritje. Sa e hidhur me qenë Kosovar. E sidomos me qenë kosovar në Hungari, i lirë me shumë mundësi, me makinë, e hotel të ngroht të bësh gjum jo aq rehat. E ndjej natën sikur po ec me ta pakufi, në makth mi ka marr dikush të gjitha që i kisha e tash jam edhe unë azilant i humbur. Ata të ngjiten e të flasin, kërkojnë prej teje, ujë, transport, drejtim, këshilla. E hungarezi im Jozefi me pyet cka po ndodh tash në Kosovë? E dinë që ka pas luftë dikur, po tash nuk e dinë pse vinë ata në shtetin e tyre. I blejmë gjëra dhe kërkojmë të qetësojmë pak disa fëmijë.

E ndjej obligim që vajzës që nuk ia mbaj mend tash emrin se ma than ë të qara e me lot, tia fshij lotët herë pas herë e ti them dicka të bukur e me shpresë. Është ftoht dhe liria e saj vazhdon të ngelet rreshti i hidhur i policëve hungarez. Në Evropë, diku përtej një dite që do vijë ajo do të mund të kthehet aty. Në këtë pjesë kam qenë edhe vite më parë kur në Tisa patën vdekur mbi 15 kosovarë në lum, të mbutyr në ujë me dokumente të Kosovës.

E përse?

Në vitin 1992 im at ishte rrahur nga policia serbe në atë kohë. E pyeta një ditë përse nuk ke dal azil, atëherë mund ta kishte fituar. E di që në shtëpinë tonë patën ardh disa gazetarë vendor e të huaj. Ato ngjarje kanë qenë në Euronews, e në disa media të tjera, por nuk po i gjeja. E doja ta dija se si do të kishte ecur jeta ime. Nuk do ta kisha parë luftën dhe gjithë ato vite tmerri. E krimin ndaj shoqërisë së Kosovës, paslufte dhe do të kishte qenë më e lehtë sigurisht. Ndoshta kisha vdek diku në një kufi nga të ftohtit apo do të kisha marrë ndonjë sëmundje. Në karroc e takoi një njeri tjetër në Budapest dhe nuk e di cfarë ti them.

Faji i kujt është? Duan të shkojnë diku sepse nuk kanë. Kaq dhe e thjesht është. Një pjesë kanë bukë, por nuk mjaftohen, a nuk u duket e mjaftueshme kjo. Natyrisht se jo, kjo arsye nuk pinë ujë në kafet e Prishtinës.

E pse në Kosovë nuk ëkziston një shoqëri e vërtetë. Në vitet 90 kanë qenë shqiptarët e izoluar. Në vitet 80 kanë qenë edhe të shtypur por edhe në pushtet. Në ish Jugosllavi kanë qenë të trajtuar dhe në pushtet. Nuk dua të përmend emra e lista, por janë ndjerë njësoj si ju sot, komot, nxehtë për vete.  Pas luftës, kanë qenë të gjithë përfitues, në kërkim të mbijetesës individuale, për të prerë një copë më të madhe secili për vete. Parti politike, organizata, media, e njerëz që e kanë shkel mendimin kritik dhe të kuptuarit e jetës, model mediokër i provincave që kërkojnë të lyhën me erë më të mirë që të mos iu vije era jashtëqitje. Bajgat e shoqërisë që mbajnë peng opinionin publik.

Kështu ka qenë në cdo fushë, një shoqëri e kompromiseve e përfituesve të ulët, të pandjeshëm e joprefesional. Cdo gjë e kanë shkatërruar vet njerëzit, e politikanët e hekurt, e të paprekshmit e kësaj shoqërie që rri duarkryq duke qenë mirë për vete.

Në një vend ku gazetarët filluan diku pesë vjet pas lufte ti vëjnë titujt sic don redaktori, e redaktori sic don shefi, e pronari e ta shtypin atë pak kreativitet që ka ekzistuar. Bastardët e mediave që edhe vet si gazetar e shkelën cdo besë e kontratë publike, e besimqë kishin njerëzit tek ta duke e kthyer median, kulturën, ekonominë e fjalën e lirë në një valutë të këmbyeshme lehtë. Legenat e kundrinat që bën kompromise në emrin tonë për ta ruajtur një rrogë që në fund e humbën dhe një shoqëri që nuk arriti të krijohet. Në një tekst të mëhershëm kur ende kisha ku të shkruaja në Kosovë, pata shkruar vetëm disa fjalë dashurie, jo si nacionalist se nuk jam, por si njeri që kam pak respekt për jetën se Kosova ende mbetet një ëndërr. Atdhe I kujt je? E kritikat e vazhdueshme të vënë nën shënjestër se kinse ti nuk e di e nuk ke qëllime të mira. Ju pështyjë në fytyrë të gjithëve që keni guximin ta thoni edhe një fjalë më të vogël sepse këtë letër poi a shkruaj gësaj vajze të vogël nga Podujeva të cilën e dua aq shumë e një Zot e di nëse kam për ta parë më në jetë, e të cilën do ta kisha birësuar, mbajtur e rritur për të qenë një njeri më me fat se unë e se plot njerëz që është dashur të merren me fundërrinat e Kosovës e të plotë shqipeve të tjera. Kam punuar me plotë të tillë që më këshillonin të flas me një zë më të ulët kur ankohesha gjatë punës në Kosovë, të mos më dëgjojnë shefat se mos më pushojnë nga puna. E tash duhet ta shikoni të gjithë ju që reagi,in qytetar ma arsyetoni me fakte të tilla, me ngërce kredish nga bankat, me ide që në duhet të qetësohemi dhe të rrimë mirë për vete. Më besoni unë jam mirë dhe nuk kam asnjë problem që ju ma keni parashikuar me fallet tuaja ndonjëherë në jetë. Por, ju jeni të ngujuar na kafazet tuaja që iu bien të vegjël e përditë do të strukeni më shumë. Unë nuk kam nevojë të shkruaj në mediat e Kosovës më asnjëherë në jetë dhe të flas me asnjërin nga ju që mendoni se jeni të zgjuar, e nuk jeni asgjë tjetër përvec hipokrit.

Dhe e dashur, nuk e di nëse ti do të më mbash mend kur të rritesh e shpresoj të jesh në shkolle e të jesh zhvilluar sa për të bërë dicka për vetën.

Besoj se shumë prej jush do të ktheheni në Kosovë se atje ku shkoni tash nuk ka vend.

Nëse i mban mend ata policët që të cojnë diku në një kamp për të fjetur në pllaka qeramike, tregoja krejt botës së cfarë dallimi ke ti me një fëmijë tjetër nga po ai fshat ku të mbajnë të rreshtuar si peng lufte. Lexoje historinë e Kosovës dhe mes rreshtash kuptojë që karakteristikat e një shoqërie teorikisht i përmbush atdheu yt vetëm në pjesën e definicionit ku thuhet se shoqëria është turmë, grup i madh i përbashkët dhe më asgjë tjetër. Shpresoj të kesh një fat të mirë dhe të bisedojmë ndonjëherë si të rritur. E mbaje mend, shoqëria kosovare është vetëm një grup njerëzish të gatshëm për kompromise të vazhdueshme dhe plot njerëz kur të rritesh duhet ti pështyshë në fytyrë.P. S. I rregullova disa gabime. Kapuni per nje presje sepse eshte e rendesishme.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/opinione/shikojeni-kete-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala