Letër nga diaspora

Autori:Zekirja Shabani

Të nderuar zyrtare dhe ministra te Republikës së Kosovës!

Të nderuar qytetarë të Kosovës!

Të nderuar bashkatdhetarë

 

Me anë të kësaj letre publike dua të ju njoftoj juve dhe gjithë opinionin publik lidhur me shqetësimet e mia dhe të bashkatdhetarëve lidhur me veprimet që bëhen në emër të ministrit apo Ministrisë së Diasporës. Më poshtë po i listoj vetëm disa nga vërejtjet e identifikuara gjatë një vizite të fundit të delegacionit nga Ministria e Diasporës së Suedi (por që raste të ngjashme kanë ndodhur edhe më herët).

  • Delegacioni në përbërje prej Dren Shahini, Lorik Pustina dhe Mentor Borovci, ishte jo-profesional, i pa-përgaditur dhe aspak i denjë për përfaqësim diplomatike të Kosovës (përjashto këtë të fundit)
  • Delegacioni këto i udhëtime i shfrytëzon më shumë për ’qejfe të veta’ më shumë se tu përmbahet orareve dhe përmbajtjes së takimeve
  • Pika e kontaktit, që në këtë rast është Xhevat Jusufi dhe ’Qendra private e tij Kulturore’‚ nuk përfaqësojnë zërin e Diasporës Shqiptare në Suedi. Përpos shkathësive të tija për përfitime personale, ai nuk posedon aftësi dhe njohuri të duhura për të identifikuar dhe promovuar vlerat e diasporës apo për të idnetifikuar sfidat me të cilat ballafaqohet diaspora jonë. Veprimet e tij duhet se pari ti ndaloj qyteti i Halmstadit qytet me vlerat me te larta kombtare e patriotike te shqiptare ne Diaspore. Qyteti i sportit, i kulturës dhe qyteti i deputetit te vetem shqiptar Adnan Dibrani.
  • Figurat e vërteta, me vlerat të larta njerëzore dhe profesionale të diasporës, kanë mbetur në hije si rezultat i matrapazëve që të vetmin qëllim kanë përfitimin personal
  • Nuk keni nevojë të hulumtoni shumë, mjafton të shfletoni librin ’Gjurmë Shqiptare në Suedi’ për të mësuar se kush janë përfaqësuesit e denjë të diasporës sonë në Suedi. Dhe këta nuk janë të gjithë, ka edhe shumë e shumë të tjerë që do na përfaqësonin denjësisht.

Duke marrë parasysh pikat e cekura më lartë, por edhe shumë të tjera që nuk janë pjesë e kësaj letreje, unë së bashku me disa bashkëatdhetarë të tjerë do të hartojmë e mëpastaj do të prezantojmë Planin e Veprimit të komuniteti shqiptar në Suedi. Ky plan do ti prezantohet Ambasadës së Republikës së Kosovës në Suedi si dhe Ministrit të Diasporës në Kosovë, të cilat gjithmonë kanë qenë dhe do mbesin shtëpia jonë.

Këtë plan, do të bëjmë me të vetmin qëllim që të evitojmë pakënaqësitë, pazarllëqet e matrapazëve të njohur për neve në diasporë si dhe për të penguar ndasitë dhe përqarjen në mesin e diasporës. Mbi të gjitha përmes këtij plani synojmë të informojmë insitutcionet por edhe zyrtarët e lartë shtetëror për të marrë vendime më të drejta në lidhjen me diasporën, por edhe tu bëjmë me dije se jo cdo zyrtarë që ata dërgojnë në vizita, është i denjë për ta pritur. Ky informim në kohë dhe përmbajtje, do tu mundësoj atyre që të përzgjedhin njerëzit e duhur, të ditur dhe dinjitoz për përfaqësime diplomatike.

Për të hartuar këtë plan, ne fillimisht do të caktojmë një person i cili do të udhëheqë me komunitetin shqiptar në Suedi por edhe në vendet tjera skandidave. Do të organizohen grupe të ndryshme pune ku do të diskutohet gjërë e gjatë se si do të organizohet dhe veprojnë këto grupe (si një organizatë apo rrjet i organizatave me emrin e engjëllushes shqiptare të vrare ne Norvegji Lejla Selaci simbolin e integrimit te shqiptareve në Skandinavi ). Më pastaj do të zhvillohen strategjia e veprimit, procedurat, kriteret e anëtarësimit, përzgjedhjes, plani buxhetor, plani i aktiviteteve dhe promovimit, si dhe format tjera të veprimit. Grupet do të organizohen në shumë fusha, pjesë e së cilave do të jenë figura të pastra kombëtare dhe profesionistë tashmë të dëshmuar në Suedi dhe më gjërë. Disa nga grupet janë:

  • Arsim

o Rektorë shqiptarë të shkollave sudeze si Merita Xhemajli, Mexhid Selmani, Arian Hajdari dhe Rizah Sheqiri

  • Ekonomi

o Bedri Kolgjini, Naim Murseli, Shani Hoti, Mejreme Berisha

  • Media

o Shuquri Sejdijaj , Dimant Salihu, Valentina Xhaferi, Muhamet Krasniqi

  • Kulturë/Art

o Sjedi Zeka, Smaijl Imeri, Bashkim Neziraj Hamdi Abazi, Muhamet Sopi Meti, Mustafë Berisha, Ramush Krasniqi, Fahredin Berisha

  • Letërsi

o Hajdin Abazi , Elhame Zhitia, Shqiptar Oseku, Riza Sheqiri,

  • Sport

o Albert Bunjaku, Dardan Rexhepi, Kosovare Mezini, Salih Shala

  • Politikë

o Shaqir Shaqiri, Adnan Dibrani, Avni Dervishi, Kosovare Abazi, Shkurte Xhemajli, Arba Kokallari,

Bashkëpunim do të ketë edhe me vendet tjera në Skandinavi. Disa nga përfaqësuesit në këto vende janë:

  • Finlandë

o Selim Selimi, Fatbardhe Hetemaj , Hasime Hoti, Shkelzen Tahiraj

  • Danimarkë

o Shqiponje Bytyqi, Ixhet Lutfiu Ibrahim Xhemajli, Adnan Aliti

o

  • Norvegji

Hartimi i planit fillestar do të bëhet nga Këshilli Iniciues, emrat e të cilit do të publikohen së shpejti qe do te formojmë se bashku Astrit Gashi , Violeta Aliu Beqiri, Naim Murseli nen keshillat e politolgut Shaqir Shaqiri etj

Për të gjithë të interesuarit, që kanë ide të reja dhe propizme konrete jemi të hapur për bashkëpunim.

 

Me respekt,

Astrit GASHI

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/opinione/leter-nga-diaspora/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala