Letër e hapur e Fikret Shatrit drejtuar Federatës së Basketbollit

Autori:Avdyl Pajaziti

Tendenca për avancimin sa me te mire te basketbollit nga ana juaj, është vlerë që duhet përkrahur dhe mbështetur nga të gjithë pa përjashtim. Sigurisht edhe ne si shoqatë e Basketbollit t trajnerëve, jemi përkrahës dhe mbështetës të fuqishëm te kësaj kauze ekzistenciale dhe sublime prr basketboll.


Mendojmë se tendencat dhe veprimet e juaja ne këtë drejtim, mbase për qëllimin më të mirë për ta avancuar basketbollin e Kosovës, ne syrin e trajnerëve të basketbollit të Kosovës, shpesh here nuk po tingëllon si e tillë andaj ne si shoqatë e trajnerëve të basketbollit të Kosovës, mendojmë si ne vijim:


Angazhimi i trajnerëve të huaj në punën me gjenerata te reja, që në start është veprim i gabuar dhe mjaft tendencioz nga ana juaj. Në një forme apo tjetrën, neve po na veni para një akti të kryer dhe antikombëtarë. Si është e mundur që edhe 15 vite pas lufte, ju te deklaroheni se në Kosovë, nuk ka trajner, cili ka qenë roli i juaj si federatë dhe i klubeve të basketbollit në përgjithësi, në avancimin e trajnerëve. Roli i juaj dhe i klubeve ka qenë zero!. Prandaj angazhimi i trajnerit Amerikan Cris Dial, është i pa nevojshëm, dhe sigurisht shumë i dëmshëm për basketbollin e Kosovës.


Cili na qenka ky trajner?


Çfarë CV-je ka ky trajner dhe suksesi i tij në Amerikë!. Vallë a e dini ne cilin vend rangohet shkolla ku ka punuar. Ju bëjmë me , vendin e 9155 po , bravo.


Sigurisht asgjë nuk kemi personale, por të nderuar, jeni duke shkuar ne rrugën më të gabuar. Nëse Kosova, nuk posedon as edhe një trajner që do ta kryente ketë rol, atëherë turpi me se shumti i takon Federatës se Basketbollit të Kosovës në veçanti dhe klubeve të Kosovës në përgjithësi. Ju lutem mos e lejoni ketë turp, para syve te opinionit, sepse nëse sot jo, nesër do të jetë shume vonë.


Ju informojmë, se këtë rol të këtij trajneri, mund ta kryejnë trajnerët nga Prishtina, Mitrovica, Prizreni, Peja etj, por e gjitha varet nga vullneti juaj.Nëse kërkohet nga ju një mbështetje për trajnerët vendorë, gjë e cila mungon nga ana juaj dhe po ashtu e klubeve. Janë të turpshme deklarimet e tuaja me pompozitet se “Kosova nuk ka trajnerë të basketbollit” e që kjo konsiston, se Kosova nuk ka as “Kryetar te Baketbollit”, sekretar, e zyrtarë të tjerë të basketbollit. Ju lutem korrigjojeni këto gabime të rënda sot , sepse nesër do te behet vone.


Për fund, si Shoqatë e Trajnerëve të basketbollit të Kosovës, jemi kundër angazhimit të trajnerëve të huaj, në punën me gjenerata të reja sepse këtë punë mund ta bëjmë ne dhe atë me plot sukses. Garancë e kësaj është krijimi i lojtarëve vendorë në kushte të vështira, siç janë lojtarët, Drilon Hajrizi, Alban Veseli, Fisnik Rugova, Muhamet Hasani, Urim Zenelaj, Qëndrim Piraj, Imer Tahiri, Samir Zekiqi dhe lojtarëve që kanë kaluar nëpër duart tona dhe  sot me sukses prezantohen në Evrop, siç janë: Kenan Spahi (Fenerbaçe), Erion Kastrati (Kerka), Gëzim Morina (Helios), Vigan Gashi (Trabzonspor), Dino Herc (Cdevita), Burak Haxhismajli, Enes Spahi, Erhan Sholla (Tofas), dhe lojtare te tjerë.


Edhe një here, qëllimi i kësaj letre, nuk është sulm ndaj askuj, sepse basketbolli i Kosovës i takon popullit të Kosovës, dhe avancimin e tij duhet ta bejnë ekspertet e Kosovës, thuhet në mes të tjerash në letrën e trajnerit Fikret Shatri, drejtuar Federatës së Basketbollit të Kosovës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/opinione/leter-e-hapur-e-fikret-shatrit-drejtuar-federates-se-basketbollit-te-kosoves-tendenca-per-avancimin-sa-me-te-mire-te-basketbollit-nga-ana-juaj-eshte-vlere-qe-duhet-perkrahur-dhe-mbeshtetur-nga-te-gji/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala