Kush është mbreti i ri i Arabisë Saudite?

Autori:Avdyl Pajaziti

Pas vdekjes së Mbretit Abdullah, Arabia Saudite nuk vonoi të njoftojë se një nga vëllezërit e tij me të rinj, Princi Salman do të jetë pauses i tij.

Njeriu që do të marrë kontrollin e eksportuesit më të madh të naftës në botë është i pozicionuar mirë në hierarkinë e pushtetit.

Salman, 79 vjecar, konsiderohet të jetë me tepër pragmatik dhe reformator më i kujdesshëm se paraardhësi i tij.

Ai ka shërbyer si ministër i mbrojtjes dhe zëvëndës-kryeministër i Arabisë Saudite, që konsiderohet një aleat vital i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Lindje të Mesme prej shumë vitesh. Ai është një nga shumë djemtë e Mbretit Abdulaziz.

Salman ishte guvernator i kryeqytetit saudit, Riadit, për afro 5 dekada, periudhë kjo që u përcoll me ndryshime të mëdha.

Kur ai u bë guvernator në vitin 1963, Riadi kishte 200 miujë banorë. Sot ka 7 milionë banorë.

Udhëheqja e tij me Riadin konsiderohet si një udhëheqje e transofirmeve të mëdha me një record të qeverisjes së mirë dhe pa korrupsion.

“Atij iu desh të jetë i shuëmanshëm…një reformues, gjyqtar, juri në disa raste dhe të merret me mospajtimet, sikurse me cështjet ekononomike”, tha për CNN Robert Jordan, ish ambassador amerikan në Arabinë Saudite. “Mendoj që ai është I përgatitur shumë mirë për detyrën që e prêt”, shtoi ai.

Eksperianca e Salman në drejtimin e Riadit përfshinë gjithashtu edhe mbajten në linjë edhe të një numri të madh të anetëreve të mbretërisë saudite. “Pasi shumica e princërve mbretëror jetojnë në Riad, ai ishte edhe sherif i familjes, duke u siguruar që të gjitha shkeljet dhe devijimet tjera të trajtohen me qetësi dhe pa zhurmë, pa publicitet”, tha Riedel, një punëtor i CIA-së për 30 vjet.

Rolet kombetare i kanë thënë atij përgjegjësi të zgjeruara. Salman ka udhëhequr mbledhjet e kabinetit qeveritar përm disa muaj dhe ka bartë shumicën e përgjegjësive të udhëtimeve jashtë vendit në emër të monarkisë prej se u bë tragjëgimtar në vitin 2012.

Vendosja e Salmanit në fron është në linjë me zgjedhjet që i bëri Mbreti Abdullah para vdekjes. “Mendoj se do të shihni një vazhdimësi- politika shumë të ngjashme, dinamika shumë të ngjashme”, thotë James Zogby, president i Institutit Arabo-amerikan. “Mbretëria po modernizohet; po ndryshon, po reformohet dhe do të vazhdoj këtë trend gjatë disa dekadave të ardhshme”, shtoi ai.

Salman në moshën e tij thuhet që të ketë disa problem shëndetësore. The Economist ka raportuar se ai besohet që vuan edhe nga Alzheimeri.

Detyra e parë e Salmanit pasi mori fronin ishte të caktonte vëllanë e tij më të ri, Princin Muqrin si princin e ri të kurorës. Ai ishte caktuar si zëvëndës princ i kurorës në mars nga Abdullahu. Kjo u bë për të ruajtur stabilitetit. Ai si 69 vjecar është relativisht i ri në rrethanat mbretërore saudite. Ish shefi I intelegjencës së mbretërisë, raportohet se është shumë mirë i lidhur me liderët botëror.

Edhe disa djem të Salmanit kanë pozita të rëndësishme. Në mesin e tyre, Princ Sulltani në vitin 1980 u bë astronauti parë musliman. Ai tashmë është president i autoritetit turistik të Arabisë Saudite. Princi Abdulaziz është zëvëndësministër i naftës, përderisa Princi Faisal është guvernator i rajonit të Medinës. Djali tjetër, Princi Khaled është raportuar të ishte në mesin e pilotëve që kryen sulmet e para ajrore në pozicionet e ISIS-it në Siri vitin e kaluar.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/opinione/kus-eshte-mbreti-i-ri-i-arabise-saudite/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala