Kur shteti nuk ngrihet mbi vlera, por mbi epshe e lakmi

Autori:Avdyl Pajaziti

Një vend e një shoqëri e bëjnë të fortë vlerat që ajo bart. E bëjnë shpirti i atyre njerëzve që përfaqësojnë atë. Mendja e tyre.  Vlerat e saj intelektuale e morale.

Vlerat sjellin edhe fuqinë ekonomike e ushtarake. Mbajnë identitetin e dinjitetin e një shteti, të mos njolloset e cenohet! Garanton lirinë dhe të drejtat. Mbarëvajtjen dhe qëndrueshmërinë e shtetit të së drejtës, të rendit e të ligjit.

Jo pasuria. Jo ana materiale, para asaj morale e shpirtërore.
Ata që ndjekin epshet dhe lakmitë e tyre, nuk mund të ndjekin njëkohësisht edhe interesat e vendit e të shoqërisë. Nuk flijojnë veçse për të përmbushur lakmitë e tyre. Dhe i vetmi flijim që bëjnë, është flijimi i dinjitetit të njerëzve të tyre, popullit të tyre.
Një shtet që e udhëheq epshi e lakmia, është pa rrënjë të thella. Pa shtylla të forta.

Më porositi një plak i urtë: “Po humbi morali, humb edhe shteti”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/opinione/kur-shteti-nuk-ngrihet-mbi-vlera-por-mbi-epshe-e-lakmi/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala