Kumanova, kjo tragjedi shqiptare

Autori:Zekirja Shabani

Nisi me shtetrrethimin e një lagje, në orët e hershme të mëngjesit, ku qytetaret shqiptar u zgjuan nga të shtënat sporadike dhe gjendeshin në mes të një lufte duke mos ditur se çfarë po ndodh!

Numri i forcave të mëdha policore vetëm sa po shtohej dhe goditjet me arme të zjarrit të cilat u shpeshtuan sikur nuk iu mjaftuan qeverisë maqedonase, por ngritën edhe helikopter të shumtë mbi një qytet dhe mbi një lagje të banuar me shqiptar.

Një lufte e tillë vazhdojë për dy dite duke terrorizuar qytetarët sikur të mos ishin pjesë e Evropës, por e Sirisë. Sikur të mos ishin qytetarë të Maqedonisë, por trafikant droge. Në çdo shtet demokratik edhe në aksionet policore kundër trafikanteve të drogës nuk qëllohet pa ndonjë paralajmërim, por në Maqedoni ndodh rëndom një gjë e tillë dhe atë kundër qytetarëve shqiptar.

Maqedonia nuk është një shtet demokratik, por një regjim despotik që ka shndërruar Kumanovën dhe lagjen e trimave në një gërmadhë.

Mjaftojnë pamjet e shtëpive të kësaj lagje për të kuptuar gjendjen reale, ku ndërtesat u kthyen në gërmadha, ndërsa jeta e shqiptareve u kthye në tragjedi

Ajo se çfarë ka ndodhur ne Kumanovë do të ishte turpshme po tu ndodhte kurdëve të cilët nuk kanë asnjë shtet amë, eh të mos flasim që u ka ndodhur shqiptarëve të cilët kanë dy shtete amë, kane dy ushtri, dy qeveri, dy agjenci të shërbimeve sekrete dhe të gjitha këto reaguan sikur të mos ishin fare.

Se tmerri ka kapluar jo vetëm të rriturit, por edhe fëmijët tregon edhe fakti se para disa ditësh në shtëpi ishim duke shikuar me të gjithë familjen emisionin special të realizuar nga gazetari Milaim Zeka  në Kumanovë, mbesa ime Medina 8 vjeçare e pyeti babain e saj: babi a vinë te na me na vra?

Babai i përgjigjet: Jo babi të na nuk vinë se kemi ushtrinë dhe policinë tonë.

Medina duke u ndier e frikësuar nga tragjedia qe shihte në televizor, vazhdojë me pyetjet e saj drejtuar babait: babi policia jonë a janë të mirë sepse nëse na ndjekin unë s’muj iki.

Babai ia ktheu: Policia jonë e kanë flamurin kuq e zi edhe me hartë të Kosovës, eh ata na nimojnë, nuk na bëjnë keq.

Pasiguria e shkaktuar nga përjetimet e luftës mund të jetë aq e fortë sa të le gjurmë deri në dy gjenerata. Lufta e dytë botërore të shumë gjerman ka len gjurmë të theksuara.

Një analist gjerman i psikologjisë para disa vitesh thoshte: “Gjermania është një vend i traumatizuar”. Me ketë ai nënkuptonte për numrin e madh të njerëzve të traumatizuar në Gjermani si pasojë e luftës së dytë botërore.

Derisa lufta e dytë botërore në Gjermani ka len pasoja gjeneratë pas gjenerate, atëherë çfarë mund të themi për shqiptaret ku kemi pasur tri luftëra para pak vitesh, eh fatkeqësisht ato po përsëriten, duke përjetuar edhe fëmijët tmerr me sytë e tyre.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/opinione/kumanova-kjo-tragjedi-shqiptare/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala