Fituam të premten, me të 13-tin

Autori:Zekirja Shabani

Ne edhe lajmet madhështore po na ndodhin ditëve më baksuze të mundshme, të premten me të 13-tin. U pranuam në federatën më të rëndësishme të sportit deri tash, në FIBA. Por, çka feshehet pas këtij lajmi të mirë.

A janë palestrat që pikojnë ujë të gatshme për Evropë, apo fushat e futbollit të gatshme ta presin Barcelonën të luajë në to?

Basketbolli zhvillohet dimrit e palestrat tona të mërdhijnë sepse janë pa nxemje. Nuk është gjë më mirë situata as në futboll.

Ajo foto ku luan Llapi me Prishtinën tregoi shumë. Ne na sakatoi Evropa e Bota duke mos na pranuar dhe e kemi humbë hapin edhe vet. Tash, kur ata janë të gatshëm të na pranojnë, nuk jemi ne.

A më mirë të mos lozim fare, apo të lozim në kushte mizerje, në të cilat edhe ashtu do të humbasim me rezultate të thella.

Hendbolli, i pranuar qëmoti, na ka bindur se s’kemi haber për sporte kolektive. E kosovarët janë lodhur duke marrë pjesë. Tash, me pjesmarrje, pos që mund të na shkojë fytyra me humbje të thella, mund të bëhemi gazi i botës me lojarë që mërdhijnë apo që u ka ndryshuar ngjyra e fanellave nga lloçi.

Ministria e Sportit duhet të alarmohet dhe të punojë në krijimin e kushteve. Ndryshe,  e premtja e zezë shumë lehtë mund të dalë si e tillë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/opinione/fituam-te-premten-me-te-13-tin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala