Domosdoshmëria e monitorimit me kamera

Autori:Zekirja Shabani

Jetojmë në një vend ku problemet janë të shumta megjithëse është duke u punuar që kjo gjendje të ndryshojë për të mirë. Me të vërtetë nuk është një rrugëtim i lehtë duke pasur në konsideratë problemet e shumta të sistemit ligjor, mungesa e rezultatëve në luftimin e korrupsionit, frika dhe pasiguria e investitorëve të huaj, pra gjendja e përgjithshme e vendit është reflektim I mosfunksionimit të shtetit si duhet.

Përderisa investimet e huaja janë dhjetëra milionëshe, atëherë pse mos të bëhet e mundshme të ndahet një shumë e konsiderushme për monitorim me kamera, pra institucionet publike, rrugët e ndryshme në vende ku popullata është në numër më të madh e po ashtu ambiente tjera të jenë të monitoruara. Në këtë mënyrë është më e lehtë që krimi në forma të ndryshme të parandalohet. Është e vetmja metode ku I paraprihet cdo tentative për manipulime të llojllojshme të cilat mund të bëhen edhe nga  zyrtarë  të ndryshëm.

Kjo iniciative ndoshta nuk është edhe aq efikase mirëpo do të ishte më vështirë të shkelje ligjin kur e din që je duke u vëzhguar në vazhdimesi. Duke e patur parasysh edhe synimin në BE e shumë organizata tjera nderkombetare, atëherë monitorimi me kamera do e zbuste edhe korrupsionin por edhe keqpërdorimin ne forma të ndryshme me poziten zyrtare të cilat janë faktor që ne si shtet spo na lejohet të ju bashkangjitemi këtyre organizatave.

Për më tepër do ishte me rëndësi përmendja e rastit  të një shtatëzëne e cila u detyrua te lindte në korridorin e gjinekologjisë. Askush su mbajt përgjegjës për këtë rast përkundrazi zyrtarët e gjinekologjise e mohuan lindjen në korridor. Pra pamundësia e argumentimit e bënë të mundshme manipulimin dhe dëmtimin e qytetarit. Sikur te ishte I monitoruar me kamera vendi, ndodhia do ishte vlerësuar dhe përfunduar ndryshe. Tjetra, rasti I aksidentëve me automjete ku shum qytetarë dëmtohen e fajtorët ikun nga përgjegjësia. Sikur rrugët të monitoroheshin atëherë padyshim që automjeti do kapej nga kamera duke e dëshmuar fajësin e pafajsinë. Në këtë mënyrë kur e vlerësojmë në përgjithesi ky monitorim me kamera është nevojë e domosdoshme.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/opinione/domosdoshmeria-e-monitorimit-me-kamera/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala