Ditari i Virusit (3)

Autori:Zekirja Shabani

Kleçkë – 13 prill 1999

Është natë e vonë, ora e ka kaluar gjysmën e natës e unë smundem të fle. Sot më duhet të shkruaj diçka që sdo të doja, dhe s’dua ta shkruaj. Por për çudi po i shkarravis dy-tre rreshta.

Dita ishte katastrofë. Sot u vra Ramiz Shala!

Ramiz, pse shkove?

Nuk e di datën kur u takuam për herë të parë.

Nuk e di Ramë, sepse asnjëherë skam besu se ti shkon pa neve, dhe me e keqja shkon pa na tregu. Sa shumë do të doja të shihje sa shumë ushtarë të dhanë lamtumirën e fundit.

Do të doja shumë që ti shihje sa shumë janë. Të shoqëruam edhe ne, (Japani, Tajsoni, Caka, Enveri, Unë). Por kjo e sotmja është ndryshe, sepse nuk do shihemi më për së gjallë.

Jeta qenka e padrejtë.

Ramë, fatkeqësisht me kujtohet hera e fundit kur u pamë për së gjalli.

Ti ishe me Enverin! Nejtëm, folëm, qeshëm u knaqëm, ju ishit n’konak, e une duhej të kthehesha për Kleçkë.

Pasi u pershendetem, ti më shajte. Më the … jo, smundem me tregu çka më the. Ramiz as tash nuk tëe besoj se shkove “në tjetrën dynje” veç për të ndryshu vendin, sepse kështu na ke thënë edhe kur erdhe poshtë në Risinovc.

Pak sekrete kemi mbajtë për vete. Shpesh kemi fol me orë të tëra, edhe pse ti ma shumë ngojshe.

Ramë na tradhetove bac, sepse nuk na the që kishe një mision për të kryer. Të gjithë ishim të shokuar kur morëm lajmin për rënjen tende! Edhe pse te varrosëm unë sdua të besoj se nuk do takohemi përsëri. Të koftë I lehtë dheu, të tha “mësuesi” në fund.

Shpesh kemi qesh më këto llafe, por unë sot I dëgjova për ty! Nëse ka xhenet, Ramë e di se atje e ke vendin.

Gjumë skam, por dua të fle. Duart po më dridhen, dhe smundem të shkruaj më shumë. Gjithë ditën kemi fol për ty. Na treguan si ndodhi.

Edhe tash kur te fle, do mundohem të qeshi me budallakitë tona, nese nuk te kujtoj, dhe nuk shkruaj atëherë dil më merr tek dyert e ferrit, sepse të gjallët janë mëkatarë, dhe atje do më takosh!

Lavdi dhe hallall të qoftë!

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/opinione/ditari-i-virusit-3/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala