Boll më me kërcënime! Jam me ty Astrit Gashi!

Autori:Avdyl Pajaziti

Në Kosovën e pasluftës, të gjithë gazetarët kanë qenë pre e kërcënimeve dhe shantazheve, të bëra nga politika dhe njerëzit e lidhur ngushtë me politikën!

Madje një pjese të gazetarëve puna e tyre ju ka kushtuar edhe me jetë!

Prandaj kriminelëve të politikës dhe parapolitikës, të cilët janë të zhytur në krim ekonomik dhe politik, nuk ju pëlqen e vërteta kur plasohet nga mediat!

Pastaj në pamundësi që ta argumentojnë për veprën penale që e kanë bërë, fillojnë dhe kërcënojnë gazetarët! Kërcënimi ndaj gazetarit dhe publicistit të njohur, kolegut të nderuar, Astrit Gashit, nuk është vetëm kërcënim personal ndaj tij, por është kërcënim direkt ndaj lirisë së mediave dhe të shtypit , e sidomos kur vije nga një zyrtar i lartë shtetëror, si Shefi i Njësisë së Inteligjencës Financiare të Kosovës.

Qeveria e Kosovës duhet të distancohet nga sjelljet e zyrtarit të saj dhe urgjentisht të merrë masa ligjore këtij zyrtari të lartë, në mbrojtje të lirisë së shprehjes dhe demokracisë!

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/opinione/boll-me-me-kercenime-jam-me-ty-astrit-gashi/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala