Bashkëbisedim me vetën time!!

Autori:Avdyl Pajaziti

Refleksion për dy ngjarje!!!

 

  1. “NatEv Explorer” ka fituar çmimin “People’s Choice Aëard” në kuadër të garës “NASA Space Apps Challenge”. Këta margaritarë, grumbulluan veç 68 mijë e 903 vota.

Urime djema, ju pafsha edhe ne planetin e Hënes!

Ju perveç që  fituat këtë  garë , na mësuat edhe diçka, se sa pak mund të  ketë  përkrahje në  Kosovë .

Ju nga ne kërkuat veç një  like, pa asnjë cent, një like kur të gjithë ne kemi një telefon në  dorë, dhe në 24 orë, japim disa like palidhje.

Cka bëmë ne për ju?

Ju jeni fitues djema, ne jemi humbësa.

Dikush do më shaj, e dikush do pajtohet me mua, por kjo ka pak rëndësi.

U ”mobilizuam” të  mdhënj e të vegjël, presidentja, kryeministri, besa dy kryeministra, ministra, artistë, këngëtarë dhe ne fund, veç 69 mijë vota, për mua janë pak, për mos me thënë shumë pak, ose turp.

Nëse një palo me një postim të  leshit, “udhës për zyrih” merr 200.000 like, pse ju veç 69.000?

Nëse një cicë, ose pak bythë në një foto të shëmtuar dhe plot fotoshop, grumbullon 1 milion like, pse ju jo, ose pse ne që të gjithë së bashku nuk ai arritem?

Djema ju lumtë  juve, por besomëni që unë kam prit minimum 1 milion vota për ju!

Kjo dmth, se projektet e mira tek ne vlejnë më pak se një cicë?

Nuk e besoj këtë gjë, sikundër sdua ta besoj një gjë tjetër që do flas pak më  poshtë!

 

  1. Telefonatën e parë në mjes sot, ja bera një mikut tim në Kumanovë!

Jo që e telefonoj shpesh, por nga lajmet që i lexova, u ndjeva në merak për të, dhe familjen e tij, dhe jo vetëm.

Pasi e mbylla telefonatën, fillova të lexoj lajmet në net.

Dhe, në njërën nga videot e postuara, përziheshin çajat, zgerdhiheshin prapa dritarës, krejt kjo, duke shikuar një grumbull policësh dhe ushtarësh maqedon, që grumbulloheshin mbase për ndonjë  bastisje! E di sakt, se nëse është  nevoja, atje ka, sikundër që ka pasur gjithmonë djem që I dalin zot vendit të tyre, por pyetja ime është kjo? Cfarë po ndodh me të vërtetë atje?

Ku jemi ne? Ku janë Kosova e Shqipëria, zyrtare? Deri tash unë ende nuk lexova asnjë reagim. Kush janë ata që po luftojnë me policinë dhe ushtrinë, janë hajna, tha dikush, një tjetër më tha se janë skenare për ta rrëzuar qeverinë, apo kush dreqin janë ata. Edhe plumbi i një hajduti, njëjtë vret, sikurse plumbi i një skenari për rrëzimin e qeverisë.

Në kumanovë po ndodh dicka. Këtë tashmë e dijmë të gjithë. Miku im në fund të muhabetit, me shaka më tha a na pranoni refugjatë? Unë sdita cfarë t’i thoja….thashë derën e shtëpisë e keni hapur!!!

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/opinione/bashkebisedim-me-veten-time/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala