Analizë- Hashim Thaçi vs Kadri Veseli?

Autori:Avdyl Pajaziti

zgjedhjeve totalitare nëpër të cilat kaluan LDK dhe VV, nëpër një proces të tillë pritet të kalojë edhe PDK-ja. Kadri Veseli ia ka mësyrë që të avancohet në hierarkinë e partisë më të madhe në vend nga i dyti në të parin. Madje, thuhet se këtë ia ka bërë të qartë edhe Thaçit.

Strategjia e kryeparlamentarit aktual është e  thjeshtë. Lideri i pakontestueshëm i PDK-së këto 16 vjetët e fundit të bëhet President dhe ai me automatizëm e merr pozitën e liderit të partisë. Por, çka do të ndodhë nëse LDK nuk e voton Thaçin president?

Një “favor” të tillë LDK edhe ia ka borxh t’ia kthejë PDK-së, veçanërisht ish kryeministrit. Ishte pikërisht Thaçi që e kishte tradhtuar partnerin qeverisës, duke mos iu përmbajtur premtimeve, e si pasojë ishte shkatërruar koalicioni qeveritar që udhëhoqi vendin në periudhën 2007-2010.

E nëse Thaçi nuk zgjedhet president, gjasat e paraqitjes së skenarit të zgjedhjeve të LDK-së, Sejdiu vs Daci, janë reale të ndodhin, por në versionin më brutal.

Parapërgatitjet po bëhen qysh tash. Të dy liderët e PDK-së i kanë detyrat e ndara dhe secili merren me elektorat të ndarë partiak. Por, kanë filluar t’i forcojnë edhe taborret e veta.

Pra, kemi të bëjmë me një konsolidim të ballafaqimit që pritet të ndodhë. Burime të gazetës kanë treguar se Thaçit nuk po ia ka enda të bëhet president dhe dëshiron me çdo kusht të rikthehet në pozitën e shefit të ekzekutivit.

Të njëjtën pozitë nga e njëjta parti e synon edhe Veseli.

E rivaliteti Thaçi vs Veseli nuk është i njëjtë me atë kundrejt Limajt. Ju mund ta shikoni rrëfimin disaorësh të shefit të PDK-së, të bërë në emisionin Opinion të Blendi Fevziut, ku Thaçi secilin rrëfim e nis me dy personazhe: “Unë dhe Kadri Veseli…”. Emisioni është bërë para disa vjetësh, kur Veseli nuk ishte fare as pjesë e PDK-së e as në skenën politike. Kjo tregon se kujt ia ka frikën ai dhe  me kënd rrugëtoi realisht gjatë dy dekadave të fundit.

Prandaj, ky ballafaqim eventual, nëse Thaçi nuk lëshon pe, do të jetë i ashpër. Nënkupton ndarjen e PDK-së dhe humbjen eventuale të zgjedhjeve.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/opinione/analize-hashim-thaci-apo-kadri-veseli/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala