7-të kërkesat për Qeverinë e Kosovës

Autori:Avdyl Pajaziti

Lëvizja G-7, pas analizave të bëra lidhur me:
– gjendjen politike, ekonomike dhe sociale në Kosovë,
– pas situatës së krijuar nga protestat e opozitës dhe demonstratës së qytetarëve të Republikës së Kosovës,
– pas dështimit në menaxhimin e protestës nga ana e organizatoreve,
– pas përdorimit të dhunës nga protestuesit edhe pastaj nga Forcat e Policisë së Kosovës, ku u lënduan shume protestues dhe polic dhe u bë dëm i madhë material,
– pas konstatimit se kjo opozitë është në një masë bashkëfajtore me pozitën për gjedjen në Kosovë dhe
– se kjo opozitë nuk e ka kredibilitetin dhe kapacitetin për të dalur në ball të kësaj të keqe që e ka përfshirë Kosovën, mendojmë se, kjo situatë kërkon që të hartohen kërkesa konkrete për Qeverinë e Kosovës të cilat në një masë do të ndikonin që të fillohet me gjetjen e rrugës pë të dalur Kosova nga kjo gjendje kaotike.

1. Të përmirësohet gjendja ekonomike-sociale e punëtorëve dhe të bëhet një pakt social:
a) Të zbatohet Kontrata Kolektive
b) Të zbatohet Ligji për pagat, të plotësohet ai sa më shpejtë që është e mundur dhe të rregullohen ato në proporcion 1:3 (raporti në mes të pagës më të vogël dhe më të madhe në pagat shtetërore dhe publike të jetë vetëm 1:3) me qëllim që bëhet një ndarje më e drejtë e buxhetit të shtetit të Kosovës dhe të vednoset një stabilitet sociale,
c) Të zvoglohen shpenzimet për funksionaret e lartë te Qeverisë së Kosovës dhe të zbriten të ardhutat e tyre deri në lartësinë 1:3 (të mos e kalojnë trefishin e pagës minimale)
d) Të caktohet e ardhura e garantuar e cila do të mjaftonte për ekzistencën e familjes 5 antarëshe në shumën prej 400 euro.

2. Të përmirësohet gjendja në shëndetësi:
a) Të zbatohet Ligji për sigurime shëndetësore dhe pensional
b) Të përmirësohen kushtet për mjekët dhe të vendoset rendi në sistemin shëndetësor,
c) Të rregullohet sistemi i shërbimeve private në shëndetësi dhe barazimi i tyre me sektorin publik.

3. Të bëhen përmirësime në sitemin e drejtësisë:
a) Të rritet numri i prokurorëve dhe gjyqtarëve,
b) Të ndryshohet vlerësimi i punës së gjyqtarëve dhe prokurorëve nga ai me normë në atë me cilësi.

4. Të ashpërsohet lufta kundër korrupsionit në të gjitha instancat shtetërore e publike:
a) Të aprovohet Ligji për prejardhjen e pasurisë, si ligj kyq për luftimin e korrupcionit,
b) Të hiqet dispozita e Kodit Penal të Kosovës dhe dhënia e ryshfetit të hiqet si vepër penale,

5. Të mbrohet pasuria në tërë teritorin e Kosovës dhe të ndihmohet ajo me mjete stimuluese dhe politika fiskale:
a) Të menaxhohet tërë pasuria tokësore e nëntokësore e Kosovës me theks të veçantë Trepça dhe KEK-u,
b) Të krijohet një bankë shtetërore e cila do të kujdeset për zhvillimin ekonomik të Kosovës me kredi me kamatë të ulët,
c) Ti konfiskohet pasuria të gjiithë atyre që e kanë marrë në kundështim me ligjin dhe e njëta ti kthehet Shtetit të Kosovës,
d) Të rishikohen të gjitha kontratat e shitjes së pronës shoqërore dhe se a janë përmbushur ato.

6. Të krijohet një administratë profesionale dhe e pa politizuar:
a) Të largohen nga administrata njerëzit e paaftë, injorantë dhe ata që i kanë blerë diplomat,
b) Të shkarkohën zyrtarët e lartë dhe administratorët te cilët politizohën dhe japin deklarata fyese, nacionaliste, raciste dhe fashiste, siç është rasti me ministrin Jabllanoviq.

7. Të fillohen reforma në arsim.

Lëvizja G-7, mendon se, për realizimin e pikave të lartëshënuara, Qeveria duhet të angazhojë njerëz që i plotësojnë këto kritere:

1. të kenë besim të fortë në vete, familje dhe shoqëri,
2. të kenë qëndruar kombëtarisht drejtë në të kaluerën,
3. të jenë të pergaditut profesionalisht për detyrën që i ngarkohet për ta kryer,
4. të jenë të pakorruptuar dhe që, i kanë premisa se nuk do të korruptohen,
5. të jenë provuar se janë për zbatimin e ligjit dhe do të zbatojnë atë edhe në të ardhmën dhe
6. të jenë njerëz që me profesionet e tyre mund të kontribuojn në zhvillimin ekonomik dhe
7. të jenë njerëz që e njohin historinë, gjeografinë, kulturën dhe gjendjen psikologjike dhe shpirtërore të shqiptarëve.

Nëse Qeveria nuk është në gjendje që t’i realizoj kërkesat e lartshënuara, do të ishte mirë të mendonte për dorëheqjen e saj.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/opinione/7-te-kerkesat-per-qeverine-e-kosoves/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala