Liberalizimi i shoqërisë

Autori:Zekirja Shabani

Askush nuk mund të më detyrojë të jem i lumtur sipas mënyrës së tij, por secili ka të drejtë të kërkojë lumturinë e tij nëpërmjet rrugës që ai mendon se është e drejtë.“ ( Immanuel Kant )

Në demokracinë moderne liberale, çdo person ka të drejtat e tij për të jetuar, menduar, dhe shprehur sipas qasjes së tij ideologjike, bindjeve të caktuara. Liberalizmi si ideologji mund të trajtohet sipas disa këndvështrimëve, por, parimisht të qenurit pro liberalizmit d.m.th të çmosh lirinë individuale dhe kolektive si gjëjen më të çmuar. Nuk është vetem një formë e përgjithshme e liberalizmit pasi që kryen disa funksione të natyrave të ndryshme, por thelbi i saj trajton lirinë dhe ndërhyrjen sa më të vogel të shtetit ne jeten e qytetarëve, ashtu siç e shohim sot në demokracitë liberale pluraliste të moderuara.

Paqja, Toleranca, individualizmi, janë vetem disa karakteristika të liberalizmit. Të fokusohemi në gjendjen e Kosovës si qëndron situata në vendin tonë i cili ndodhet në fazen e tranzicionit.

Ekonomia sipas liberaleve duhet të jetë e tregut të lirë, ku shteti nuk ka kompetenca të mëdha për ndërhyrje direkte në ekonominë nacionale. Kushtetuta e Kosovës trajton ekonominë e tregut të lirë “Ekonomia e tregut me konkurrenc të lirë është bazë e rregullimit ekonomik të Republikës së” neni 10. Në një ekonomi të hapur të lirë e të integruar kemi të bëjmë me një konkurenc të vërtet, ku shteti nuk mund të vendos për çmimet siç ndodhë në ekonomitë e centralizuara. Përfituesit do të jenë konsumatorët, mundësia për të ekzistuar ndërmarrja në monopol është minimale. Shteti burimet financiare i krijon nga eksportet, doganat, tatimet, taksat. Numri i bizneseve dhe joshja e investimeve ndërkombëtare krijojn mundësi për hapjen e vendeve të reja të punës etj. Ekonomia e tregut të lirë ka edhe dobësit e saj, krijon pabarazi në disa raste specifike, si dhe diferencon tejmase pasurit në mes qytetarëve, nuk merret edhe shumë me politika sociale që aktualisht per shtetin tonë janë të domosdoshme për t’a tejkaluar gjendjen e rënd social-ekonomike në shoqëri.

Kosova duhet të orientohet kah ekonomia e tregut të lirë, duke krijuar ambient konkurrues ne vend në të njëjten kohë të përdorë politika sociale të cilat janë të nevojshme në shoqëritë e varfëra ekonomikisht siç jemi ne.

Liberalizimi përfshinë lirnë për të menduar dhe shprehur. Çdo person ka të drejtë t’a përdorë lirinë e shprehjes. Por, liria e shprehjes nuk përfaqëson: ofendimin, shpifjen, nënçmimi.

Liria ka korniza dhe ato korniza vendosen tek liria e personit tjeter. Nuk është liri e jotja në rast që çenon lirinë time. Shoqëria Kosovare ka filluar të emancipohet e të libralizohet këtë e ka reflektuar përmisimi sado pak i sistemit arsimorë në krahasim me pasluftën kontestin sasiorë jo cilësorë, pasi që cilësia realizohet aty ku ka rregulla strikte, diçka e cila nuk e ka evoluar edhe pasluftës. Kushtet tekonologjike janë përparësi e gjenerates sonë.

Të jetosh jeten i lirë, pasi që nuk mund të jem i lumtur sipas mënyrës tënde të jetes, sepse natyrat e njerzëve ndryshojnë nga njëri tjetri. Liria për te menduar, shprehur, për t’a praktikuar religjionin lirshem, për të vepruar brenda kornizave të ligjshme, janë vetem disa nga të drejtat themelore të njeriut të cilat duhet të respektohen nw shtetet perendimore dhe duhet të respektohen edhe në Republikën e Kosovës.

Një numër i madh i individeve, nuk pranojnë mendimin e tjetrit dhe i takojnë qasjes raciste e fashiste kunder lirisë dhe kunder racionalitetit. Çdo kush që mendon ndryshe kërcenohet, ofendohet, sulmohet fizikisht: Ku mbetet liria e shprehjes ? Por, ku mbetet liria e shprehjes edhe për ata që këtë të drejtë e përdorin për t’a japur mendimin e tyre dhe respektojnë mbrojnë çdo kë që mendon njëjtë, kur nuk i konvenon në asnjë mënyrë mendimi i tjetrit përdorë standarde të dyfishta ndaj atyre qe shprehen lirshem. Sado mendime kontraverse duhet respektuar në emer të lirisë së shprehjes.

Liberalizmi i lëvizjes për kosovaret, mbetet problem si vendi i vetem në Eurozonë i cili nuk ka të drejten e lëvizjes. Liberalizmi ekonomik është i orientuar kah ligjet e ekonomisë së tregut të lirë edhe pse mungon efikasiteti politik i cili edhe në raste specike ku duhet të ndërhyhet në treg nuk ndërhynë në emer të ekonomisë së lirë. psh tek bankat komerciale të cilave norma e intersit ju ka kaluar edhe në fajde dhe janë pengesë serioze për ngecjen e progresit ekonomik në Kosovë.

Lirinë e kemi kërkuar me shekuj, e fituam nga okupatori, t’a mbrojmë tash lirinë në mes veti.

Autori është: Student në Universitetin e Prishtinës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/opinione/15699/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala