Operatori i tretë mobil, i nevojshëm!

Autori:Avdyl Pajaziti

Operatori i tretë mobil nuk duhet të ketë ngjyrim politik dhe duhet t’i sfidojë dy operatorët tjerë ‘Vala’-n dhe ‘Ipko’-n. Vala/Telekomi i Kosovës po sillet sikur të ishin parti politike, duke bërë fushata.

Kështu është shprehur ish-drejtori ekzekutiv i PTK-së, Shyqyri Haxha në një intervistë për “Epokën e re”.

 

Ai ka thënë se operatori ‘Vala’ dhe ‘Ipko’ kanë pasur mundësi reale të ofrojnë shërbime më të lira dhe më cilësore në çdo cep të Kosovës, në mënyrë që të kishte hapësirë shumë të vogël për operatorin e tretë.

 

Por, sipas Haxhës, lidhjet komplekse dhe ndërhyrjet politike kanë pamundësuar ofrimin e këtyre shërbimeve.

 

“Prandaj, është e domosdoshme licenca e tretë që ta plotësojë këtë hapësirë”, është shprehur Haxha në intervistë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/operatori-i-trete-mobil-i-nevojshem/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala