Operacioni i BE-së për ndalimin e barkave me refugjatë

Autori:Gazeta Fjala

Bashkimi Europian do të nisë një operacion të ri për ndalimin e barkave që përdoren për trafikimin e njerëzve në Detin Mesdhe.

Operacioni me emrin Sofia do të konsistojë në kërkimin dhe ndryshimin e drejtimit të mjeteve lundruese të mbushura me refugjatë.

Gjatë këtij viti, në Europë kanë mbërritur mbi 130 000 emigrantë, të cilët janë nisur nga bregu i Afrikës veriore. Më shumë se 2700 prej tyre janë mbytur.

Për këtë çështje, sot do i drejtohen Parlamentit Europian kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Francois Hollande./TCH

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/operacioni-i-be-se-per-ndalimin-e-barkave-me-refugjate/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala