Ombduspersoni: Në Dubravë nuk pati përdhunim

Autori:Gazeta Fjala

Zyra për informim e Ombdsuspersonit në Kosovë, ka bërë të ditur se nëqendrën Korrektuese në Dubravë nuk ka pasur përdhunim, siç ishte raportuar në media.

Kjo zyrë njofton se Mekanizmi Kombëtar kundër Torturës i Institucionit të Avokatit të Popullit bashkë me Qendrën Kosovare të të Mbijetuarve të Torturës dhe Këshillin për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, e kanë monitoruar situatën në Qendrën Korrektuese në Dubravë dhe në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan, pas pretendimeve se aty ka ndodhur një përdhunim.

Sipas vlerësimeve të mekanizmave të lartpërmendur, po del ky pretendim është i pavërtetë, transmeton Gazeta Fjala.

“Pas hetimit dy ditor të rrethanave dhe dëshmive lidhur me rastin në fjalë, monitoruesit kanë vlerësuar se nuk është konstatuar pretendimi për përdorim të dhunës apo kërcënimit ndaj të dënuarit në Qendrën Korrektues në Dubravë. Ky vlerësim mbështetet edhe në konstatimin në raportin mjekësor të Shërbimit Shëndetësor në QK në Dubravë”, thuhet në njoftim.

Më tej në njoftimin e zyrës për Media të Avokatit të Popullit thuhet se monitoruesit e situatës në qendrat korrektuese në Dubravë e Lipjan, bëjnë thirrje për vëmendje më të shtuar Shërbimit Korrektues dhe një qasje më proaktive parandaluese ndaj fenomenit të ngacmimit, abuzimit seksual, shantazhit apo keqpërdorimit të pozitës-statusit social ndërmjet të dënuarve në institucionet korrektuese të Kosovës.

Para disa ditësh, portali lajmeve parrotlla.net, raportoi se në burgun e Dubravës ka ndodhur një përdhunim. Një burrë me inicialet I.M., i lindur më 1939, ka përdhunuar një burrë tjetër me inicialet  A.R., i lindur më 1986.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ombduspersoni-ne-dubrave-nuk-pati-perdhunim/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala