Oliver Ivanovic nga arresti shtëpiak në paraburgim

Autori:Avdyl Pajaziti

Gjykata e Apelit e ka ndryshuar aktvendimin e Gjykatës Themelore ashtu që masën e arrestit shtëpiak ndaj të pandehurit Oliver Ivanovic e ka zëvendësuar me masën e paraburgimit, derisa aktgjykimi në fjalë të marrë formë të prerë.

Oliver Ivanovic është dënuar më nënë vite burgim nga Gjykata Themelore e Mitrovicës me datën 21 janar 2016, për kryerjen e veprës penale ‘krime lufte kundër popullsisë civile’.

“Në aktvendimin e saj të datës 27 janar 2016, Gjykata e Apelit ka konstatuar se masa në fjalë e arrestit shtëpiak është caktuar gabimisht. Sipas interpretimit të saktë të nenit 367, par. 2 të KPP-së, masa e paraburgimit është e detyrueshme sa herë që i pandehuri dënohet me më shumë sesa pesë vjet burgim. Nuk ka diskrecion këtë drejtim, prandaj Gjykata e Apelit e ka ndryshuar aktvendimin”, thuhet në komunikatën për media nga Gjykata Apelit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/oliver-ivanovic-nga-arresti-shtepiak-ne-paraburgim/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala