OKB, në Europë çdo ditë hyjnë rreth 8,000 refugjatë

Autori:Gazeta Fjala

Rrjedha e përditshme e refugjatëve që hyjnë në Europë ka gjasa të vazhdojë, paralajmërojnë Kombet e Bashkuara.

Sipas të dhënave të OKB-së, rreth 8,000 refugjatë hyjnë në Europë pothujase çdo ditë, raporton agjensia e lajmeve Reuters, transmeton Gazeta Blic.
Më shumë se 5,000 refugjatë, shumica nga Siria dhe Irakum mbërrijnë çdo ditë në Greqi, ndërsa sipas kordinatorit rajonal për refugjatët Amin Awad, rrjedhja e refugjatëve mund të vazhdojë edhe gjatë dimrit, nëse koha vazhdon të jetë e mirë dhe nëse kufijtë mbesin të hapur.
Rreth gjysmë milioni emgrantë dhe refugjatë, shumica nga Siria dhe nga zonat tjera të konflikteve në Lindjen e Mesme dhe Afrikë, kanë mbërritur në Europë vetëm në këtë vit, transmeton Gazeta Blic.

Megjithatë, raportohet se fluksi i refugjatëve vazhdon të jetë i madh. Në sheshin stacionin e metrosë në Athinë, shumë familje afgane flejnë në dysheme.
“Afaganët nuk do të ndalen, ata do të vazhdojnë të vijnë,” tha një i ri afgan, transmeton Gazeta Blic.
Fluksi i madh i refugjatëve ka shkaktuar tensione mes fqinjëve të BE-së në Evropën Qendrore. Hungaria vazhdon të mbajë kufijtë e mbyllur me Serbinë, ndërsa së fundi kanë raportuar se gardhi kufitar me Slloveninë është afër përfundimit, ndërsa tensione ka pasur edhe mes Kroacisë dhe Serbisë, ku e para ka vendosur të kthejë refugjatët në Serbi dhe Hungari, pasi që qeveria kroate ka deklaruar se nuk mund të përballojë dot një fluks të madh refugjatësh. /Gazeta Blic/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/okb-ne-europe-cdo-dite-hyjne-rreth-8000-refugjate/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala