OKB kërkon sërish Gjykatën Speciale

Autori:Avdyl Pajaziti

Nëse dështon miratimi në Parlamentin e Kosovës për ngritjen e Gjykatës Speciale, atëherë do të vihet në veprim Organizata e Kombeve të Bashkuara.

Gazetari i Agjencisë Telegrafike Shqiptare, në Gjenevë, ka biseduar me një zyrtare të kabinetit të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, e cila ka bërë të ditur se një vendim i tillë duhet të merret nga ana e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Ambasadorët e Perëndimit të akredituar në Kosovë, SHBA-së , Gjermanisë, Britanisë së Madhe, Italisë, Holandës dhe përfaqësuesi special i BE-së kanë bërë të ditur pas vonesës nga autoritetet e Kosovës për themelimin e Gjykatën Speciale për krime në Kosovë, ata njëzëri kanë pohuar se një gjë e tillë do të kalohet në kompetencë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Sipas këtyre ambasadorëve dhe zyrtarëve të Bashkimit Evropian në Kosovë, themelimi sa më i shpejtë i Gjykatës Speciale nga autoritete e Prishtinës është në të mirë të Kosovës dhe të ardhmes së saj.

Ambasadorja amerikane në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, ka theksuar se nëse dështon themelimi i kësaj gjykate, atëherë kompetencat do t`i kalojnë OKB-së, dhe sipas saj, kjo për Kosovën do të ishte një Hagë e dytë.

“Themelimi i gjykatave të posaçme në Kosovë është mandate që e zotëron Këshilli i Sigurimit ose Asambleja e Përgjithshme e OKB-së. Për realizmin e kësaj kërkese, fillimisht duhet të iniciohet procesi nga një shtet anëtar i KS të Kombeve të Bashkuara ”, ka deklaruar Eri Kaneko, zyrtare e OKB-së në kabinetin e Sekretarit të Përgjithshëm, e cila është e ngarkuar me çështjen e Kosovës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/okb-kerkon-serish-gjykaten-speciale/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala