OKB-ja unanimisht voton për çrrënjosjen e ISIS-it

Me një shpejtësi të jashtëzakonshme, OKB-ja në mënyrë unanime ka miratuar një rezolutë gjithpërfshirëse kundër-ISIS duke lutur botën që t’i bashkohet luftës kundër terrorizmit.
Shteteve anëtare u është kërkuar që të dyfishojnë dhe koordinojnë përpjekjet për të evituar ndonjë sulm të mundshëm terrorist si dhe të ‘çrrënjos’ strehët e sigurta të grupit që shtrihen në disa pjesë të Irakut dhe në Siri.
Votimi është arritur të bëhet brenda 24 orëve pas prezantimit të propozimit në Nju Jork nga ambasadori francez në OKB, François Delattre.
Presioni më i madh është kryer ndaj Rusisë dhe Kinës, që të dyja me të drejt vetojë që bllokojnë rezoluta shpeshherë që ndërhyjnë në çështjet e brendshme të shteteve të tjera.
Por, duke e pasur parasysh rrëzimin e avionit rus në Sinai të Egjiptit, që dyshohet të jetë rrëzuar nga terroristët, dhe ekzekutimin e një kinezi nga ISIS-i, edhe këto dy superfuqi botërore i kanë dhënë përkrahje rezolutës.