OKB-ja “njeh” Republikën e Kosovës

Autori:Avdyl Pajaziti

Aplikimi i Kosovës në UNESCO është bërë sebep që OKB-ja ta “njohë” Republikën e Kosovës. Misioni i Kombeve të Bashkuara e ka bërë argatin, duke e dërguar aplikacionin në UNESCO, në emër të Republikës së Kosovës.

Ndonëse përfaqësues të institucioneve të Kosovës vazhdojnë të insistojnë se pas shpalljes së pavarësisë UNMIK-u nuk ka rol në Kosovë, ata ende vazhdojnë t’i shfrytëzojnë mekanizmat e tij.

Jo rrallë UNMIK-u është vlerësuar edhe si mbetje që lufton shtetin e Kosovës. Zyrtarë të UNMIK-ut dhe të Qeverisë së Kosovës nuk kanë pranuar të komentojnë përkitazi me këtë çështje, derisa analistët kanë thënë se aktualizimi i UNMIK-ut në Kosovë është kundërthënës për vetë metodën dhe qasjen që ka mbajtur qeveria në raport me këtë mision, shkruan sot “Koha Ditore”.

Stema dhe mbishkrimi “Republika e Kosovës” figurojnë në letrën të cilën zëvendëskryeministri Hashim Thaçi ia ka dërguar UNMIK-ut në mënyrë që përmes tij ta bëjë aplikimin në UNESCO. Letra i drejtohet drejtoreshës së përgjithshme të kësaj agjencie të specializuar.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/okb-ja-njeh-republiken-e-kosoves/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala