OJQ-të: Qeveria po vazhdon të shkelë ligjin duke politizuar ndërmarrjet publike

Autori:Avdyl Pajaziti

Në një reagim të Instituti INDEP, Instituti GAP dhe Grupit për studime juridike dhe politike thuhet se Qeveria e Kosovës po vazhdon të shkelë Ligjin për Ndërmarrjet Publike me rastin e zgjedhjes së anëtarëve të bordeve të këtyre ndërmarrjeve.

OJQ-të shprehin edhe njëherë shqetësimin e tyre në lidhje me këto vendime politike dhe të paligjshme dhe i kërkojmë Qeverisë së Kosovës që të rishikojë menjëherë dhe të shfuqizojë këto vendime.

“Kjo u vërtetua edhe në mbledhjen e 54-të të Qeverisë, në të cilën u shtua edhe më tej lista e të emëruarve politik në bordet e ndërmarrjeve publike. Këto vendime janë shqetësuese për institutet tona dhe janë reflektuar si të tilla edhe në Raportin e Progresit”, thuhet në reagim.

Kjo vlen veçanërisht për pozitat e larta në shërbimin civil dhe emërimet në bordet e entiteteve publike, në të cilat influenca politike gjatë emërimeve është shqetësuese. /Telegrafi/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ojq-te-qeveria-po-vazhdon-te-shkele-ligjin-duke-politizuar-ndermarrjet-publike/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala