Oficerët doganor parandalojnë kontrabandimin e telefonave celular

Autori:Avdyl Pajaziti

Oficerët e Doganë së Kosovës kanë vazhduar kontrolle dhe parandalimin e kontrabandës.

Në pikë kalimin kufitar të Dheu të Bardhë kanë arritur të kapin në 2 raste sasi të konsiderueshme të mallrave gjatë tentim kontrabandimit. Në dy raste të ndara oficerët doganor kanë parandaluar në total kontrabandimin e 80 copë telefonave të mençur vlera e të cilëve kalon 10.000 euro. Në rastin e parë oficerët doganor kanë ushtruar kontroll në një automjet i cili vinte nga drejtimi i Serbisë ku pas ushtrimit të kontrollit detal kemi gjetur 2 çanta të dyshuara, pas hapjes janë vërejtur një sasi e konsiderueshme e telefonave mobil si dhe pjesëve përcjellëse.

• Telefona mobil HUAWEI me bateri modeli Y360 = 48 copë
• Telefona mobil WIKO me bateri modeli GOA dual sim = 2 copë

Deri sa gjatë kontrollimit të autobusi të linjës Kosovë –Zvicër oficerët doganor kanë gjetur tek çantat e njërit prejt udhëtarve një sasi të telefonave të padeklaruar. Disa prej telefonave janë gjetur te fshehur ne xhaketën e udhëtarit.

• Telefona mobil HUAWEI me bateri modeli Y360 = 20 copë
• Telefona mobil SAMSUN GALAXY J1 me bateri = 7 copë
• Telefona mobil IPHONE 5s = 2 copë të përdorur
• Telefona mobil IPHONE4s = 3 copë të përdorur

Mallrat janë konfiskuar derisa kundërvajtësit kanë shkaktuar kundërvajtje doganore sipas Nenit 250. pika 3, te Kodit Doganor dhe te Akcizave te Kosovës.

Dogana fton qytetarët që të thërrasin në telefonin 0800 50 095 nëse hasin apo shohin keqpërdorime dhe kontrabandim, sepse vetëm së bashku mund të mbrojmë dhe ndërtojmë shtetin tonë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/oficeret-doganor-parandalojne-kontrabandimin-e-telefonave-celular/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala