Kryeministri dhe i biri i tij ofendojnë Albin Kurtin

Autori:Gazeta Fjala

Akuza e Albin Kurtit, deputetit të Vetëvendosje, bëri që jo vetëm kryeministri Isa Mustafa por dhe biri i tij, Besniku, ta ofendojnë atë përmes atatuseve në rrjetin Facebook

.

“Zajednicën e Serbisë në Kosovë e mundëson Zajednica e vëllëzërve të Thaçit me djemtë e Isës”, ka deklaruar Kurti në një reagim për media, shkruan Gazeta Fjala.

 

Reagimi i kryeministrit Mustafa ishte I menjëhershëm.

 

“A e di kush, çka ka ky gomari i Zajednices me djemt e mij??? Te drejtohet kah une Ukshi se e ka humbur rrugen”, shkruajti ai në Facebook.

 

Të vetëm në reagim nuk e la babin Besnik Mustafa, i cili edhe mori tenderi për servisimin e BMË të kryeministrisë.

 

“Albin Kurti vuan nga kjo sëmundje: Sëmundja Creutzfeldt-Jakob, e njohur si sëmundja e ‘lopës së çmendur’, është një çrregullim i rrallë, i pashërueshëm dhe fatal për njeriun. Sëmundja godet rëndë neuronet e trunit, duke bërë që ky njeri të humbas gjithmonë e më shumë aftësinë për të koordinur lëvizjet, aftësinë për të folur, kujtesën etj”, ka shënuar Besnik Mustafa.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ofendojne-kryeministri-dhe-i-biri-i-tij/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala