Ofendimi i Francës i kushton shtrenjtë Ibrahimoviçit

Sulmuesi suedez Ibrahimoviç nuk ia hedh dot me një ndjesë për ofendimet ndaj Francës pas humbjes në ndeshjen me Bordonë, sipas tij për shkak të vendimeve absurde të arbitrit. Federata Franceze e Futbollit pas diskutimeve vendosi që sulmuesi të dënohet me 4 ndeshje, respektivisht me Nice, Lille, Metz dhe Nantes.
Pas ndeshjes me Bordonë Ibra tha se “Gjatë 15 vitesh nuk kam parë arbitër si në këtë vend të ndyrë. Ky vend as që e meriton PSG. Nuk jeni duke luajtur me amatorë…”. Ndërsa më pas bëri “mea cupla” duke u tërhequr “Kërkoj falje të sinqertë nëse dikush është ofenduar ose e ka marrë në mënyrë të gabuar.
Sa u përket komenteve pas ndeshjes ato nuk ishin kundër Francës ose popullit francez. Kam folur për futbollin. E humba lojën, e pranoj, por nuk mund ta pranoj kur arbitri nuk i ndjek rregullat. Nuk është hera e parë dhe jam lodhur me gjëra të tilla” deklaroi ai. PSG pritet që të apelojë vendimin.