OEAK: Kontratat e punëtorëve parakusht për zhvillim

Autori:Zekirja Shabani

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë bashkë me Kryenispektorin e Inspektoriatit të Punës, Basri Ibrahimi, u pajtuan se pajisja e punëtorëve me kontrata të punës dhe implementimi i përpiktë i legjislacionit janë parakushte të domosdoshme për zhvillimin.

Në tryezën e organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë zhvilluar bashkë me Kryenispetorin e Inspektoriatit të Punës, Basri Ibrahimi, u tha se pajisja e punëtorëve me kontrata të punës dhe implementimi i përpiktë i legjislacionit për siguri dhe shëndet në punë janë parakushte të domosdoshme për zhvillimin e biznesit në mënyrë etike dhe të qëndrueshme.

Visar Hapçiu, Menaxher për Politika dhe Marrëdhënie me Qeverinë në Odën Amerikane tha se kjo tryezë shërben për të ndërtuar një dialog më të fuqishëm mes bizneseve dhe Inspektoratit të Punës, si dhe për t’u informuar më nga afër me planet dhe strategjitë e inspektoratit në periudhën në vijim.

Basri Ibrahimi, po ashtu njoftoi të pranishmit mbi disa ndryshime të planifikuara të praktikave të agjencisë që ai drejton, duke theksuar se duke filluar nga java në vijim, bizneset nuk do të lajmërohen për vizita që do të kryhen nga inspektorati për verifikimin e pajisjes së punëtorëve me kontrata të punës dhe se nuk do të ketë aspak tolerancë në këtë aspekt.

Për fund, bizneset e pranishme patën rastin që të diskutojnë për çështje më specifike që mbulohen nga puna e Inspektoratit të Punës, duke filluar nga rastet kur punëtorët refuzojnë të përcjellin udhëzimet për mbajtjen e pajisjeve të sigurisë, sqarime lidhur me dispozita konkrete të ligjit për siguri në punë, si dhe ngritën nevojën për diskutime më të shpeshta me inspektoratin e punës, qoftë për t’u informuar për tema specifike, mirëpo edhe për të ndarë përvojat e mira mes vete.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/oeak-kontratat-e-punetoreve-parakusht-per-zhvillim/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala