Oda Ekonomike e shqetësuar me disa masa të KEDS-it

Autori:Avdyl Pajaziti

Oda Ekonomike e Kosovës, si asociacioni më i madh i komunitetit të biznesit në Kosovë, në emër të anëtarësisë shpreh shqetësime për disa veprime të cilat i ndërmerr KEDS-i.

OEK angazhohet kundër tarifave dimërore për kompanitë prodhuese, pasi që një gjë e tillë paraqet ngarkesë të rëndë për prodhuesit vendorë dhe rëndon pozitën edhe ashtu të pavolitshme të tyre.

Ka edhe disa nga veprimet tjera të cilat shkaktojnë shqetësimin e komunitetit të biznesit.

Përmes një komunikate, OEK konsideron se KEDS me prioritet duhet të merret me çështjet:

– Duhet shikuar çështjet e maksografëve pasi që konsiderojmë se ajo është mënyrë e dëmtimit flagrant dhe të panevojshëm të konsumatorëve nga bizneset vendore dhe në këtë drejtim angazhohemi për aplikimin e praktikave më të mira evropiane,

– Është e papranueshme kërkesa që me ndryshimin e rregulloreve të kërkohet që pajisjet e trafove të cilat më herët janë pranuar nga KEK-u, gjegjësisht Distribucioni i KEK-ut të ndërrohen në tërësi, pasi që pajisjet aktuale i plotësojnë të gjitha kriteret e nevojshme tekniko teknologjike dhe ligjore,

– Gjithashtu OEK angazhohet kundër tarifave shumë të larta për pranimin e fuqisë harxhuese të pajisjeve në kompanitë prodhueseve dhe shërbyese,

– Përfaqësuesit e kompanive vendore akuzojnë KEDS-in se po manipulon me deklarata se kinse KEK-u ka kërkuar që asetet private të bartën në pronësi të KEDS-it,

– Për komunitetit i biznesit është e papranueshme që asetet me forcë më të madhe se 10 KW, të cilat i blejnë dhe sigurojnë kompanitë të bartën në pronë të KEDS-it, posaçërisht duke pas parasysh se në krahasim me KEK-un si kompani në pronësi të vendit, KEDS-i është kompani private e cila në këtë mënyrë, pa investime vetjake po e rritë kapitalin e vet.

Komuniteti i biznesit ditëve në vijim këto dhe kërkesat tjera do t’i parashtrojë para institucioneve relevante të Republikës së Kosovës dhe do të kërkojë respektimin e dispozitave ligjore dhe marrëveshjes së privatizimit të KEDS-it dhe do të angazhohet fuqishëm në parandalimin e keqpërdorimit nga ana e KEDS-it.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/oda-ekonomike-e-shqetesuar-me-disa-masa-te-keds-it/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala