Oda Ekonomike e Kosovës bëhet anëtare e Eurochambres

Autori:Gazeta Fjala

Në kuadër të punimeve të Asamblesësë 118-të me rradhë të Eurochambres, që po mbahet në Luksemburg, Oda Ekonomike e Kosovës, është bërë anëtari më i ri i saj.

Kosova nga sot është anëtari i 46-të, i asociacionit më të madh evropian të Odave Ekonomike – Eurochambres.

Ky anëtarësim, që është edhe si  rezultat i dialogut dhe marrëveshjeve për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, paraqet njohjen me të rëndësishme ndërkombëtare për komunitetin e biznesit dhe sektorin privat të Kosovës.

Për anëtarësimin e Odës Ekonomike të Kosovës në EUROCHAMBRES, votuan edhe shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur Kosovën, por abstenuan Serbia dhe Rusia./ Gazeta Fjala./

 

 

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/oda-ekonomike-e-kosoves-behet-anetare-e-eurochambres/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala