Oda e klaneve, mijëra biznese pa mbështetje dhe mbrojtje

Autori:Avdyl Pajaziti

Që nga ardhja e tij në këtë post, disa vjet më parë, kreu i OEK-ut, Safet Gërxhaliu, po i favorizon bizneset e mëdha, duke i diskriminuar dhe injoruar bizneset e vogla dhe sidomos ato që nuk janë të lidhura me politikën, apo personalisht me kryetarin e Odës.

Nënkryetari i OEK-ut, Arif Elshani, është i mendimit se në Odën Ekonomike nuk ka vend për bizneset e varfra.

Sipas tij, kjo odë është e kapur nga bizneset e lidhura me politikën.

“Mijëra biznese mesatare dhe ato që janë të varfra, që nuk kanë lidhje me politikën, janë të injoruara qëllimisht nga Safet Gërxhaliu, pasi ato biznese nuk kanë zënë vend në mesin e 71 bizneseve që janë anëtare të Kuvendit dhe 17 sish të Këshillit drejtues të OEK-ut”, ka thënë  Elshani.  /Kosova Sot/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/oda-e-klaneve-mijera-biznese-pa-mbeshtetje-dhe-mbrojtje/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala