O’connell: Kosovarët do të kujdesen për fatin e tyre politik

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruair O Connell, tha që Gjykata Speciale është çështje e ndjeshme e cila është njëra nga përgjegjësitë e Kosovës karshi Bashkimit Evropian.
Këto komente, shefi i diplomacisë britanike i bëri në shënimin e ditëlindjes së Mbretëreshës së Britanisë së Madhe, Elizabeta 2 dhe 800 vjetorit të Magna Kartës.
Për TV Dukagjinin ai ka rikujtuar marrëdhëniet e mira diplomatike në mes të dy vendeve duke përsëritur gatishmërinë për mbështetje.
“Ndonëse kosovarët do të zgjidhin fatin e tyre politik, Britania e Madhe do të jetë këtu për t’iu ndihmuar”, ka shtuar më tutje O Conell.
Ambasadori britanik, gjyqtarët pa favore, prokurorët, mësimdhënësit, mjekët dhe shërbyesit civilë të pa korruptuar i ka quajtur heronj të ri të Kosovës.
Sipas tij, ata duhet punuar gjithandej në mënyrë që të rritet besimi i kosovarëve për shtetin e tyre. /Telegrafi/