O’Connell : Kosova do të kishte qenë anëtare e vlefshme e UNESCO-së

Autori:Gazeta Fjala

Ambasadori britanik në Kosovë Ruairi O’Connell është shprehur i zhgënjyer për mospranimin e Kosovës në UNESCO.

Ai përmes një statusi në llogarinë e tij në facebook ka thënë që Kosova do të kishte qenë anëtare e vlefshme e UNESCO-së.

“Ne ndajmë zhgënjimin me Kosovën lidhur me mospranimin e saj në UNESCO. Ne lobuam fuqishëm sepse kjo ishte gjëja e duhur për të bërë. Dhe ne besuam se do të sjellë dobi për të gjithë – për Kosovën dhe rajonin. Fushata profesionale, dinjitoze dhe e guximshme duhet ta bëjë vendin krenar. 92 shtete u pajtuan me këtë. Kosova do të kishte qenë – dhe do të jetë, në të ardhmen – anëtare e vlefshme e UNESCO-së. Një mesazh i mirë do ta çojë Kosovën atje”, ka shkruar O,Connell. /Gazeta Fjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/oconnell-kosova-do-te-kishte-qene-anetare-e-vlefshme-e-unesco-se/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala