O’Connell: Duhej të lejohej debati në Parlament

Autori:Avdyl Pajaziti

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovës, Ruairi O’Connell, ka thënë se dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë është shumë i rëndësishëm për normalizimin e raporteve mes dy vendeve.

Ai kishte pritur që të vazhdojë seanca parlamentare, e ndërprerë nga opozita, për t’u parë se demokracia vepron në Kosovë.

“E kuptoj se njerëzit kanë brenga. Prandaj mendoj se është vërtetë e rëndësishme që debati në Parlament të vazhdojë, për të treguar se demokracia është funksionale”, ka shkruar O’Connell në llogarinë e tij në Facebook.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/oconnell-duhej-te-lejohej-debati-ne-parlament/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala