Obradoviq ndihet e tradhëtuar: U përdor termi Republika e Kosovës

Deputetja e Kuvendit të Serbisë, Maria Obradoviq ka thënë se ndihet e tradhëtuar pasiqë sot në Kuvendin e Kosovës, kryeparlamentari Kadri Veseli iu referua Kosovës si Republikë dhe se sipas saj nuk u përfill fare marrëveshja që të mos përmendej termi Republikë.
E mllefosur ajo gjatë fjalimit të saj në Kuvendin e Kosovës theksoi se nuk dëshiron ta përkeqësojë punën dhe të flas me terme të njëjta si Veseli dhe të thotë se ” në Kosovë ndihet sikur të jetë në një pjesë të Serbisë”.
Ajo këto komente i bëri gjatë shfaqjes së dokumentarut “Follow us’ në sallën e seancave plenare të parlamentit të Kosovës i cili flet për raportet dhe bashkëpunimin mes grave deputete nga kosova dhe Serbia.
Ky aktivitet u organizua me rastin e shënimit të 10 vjetorit të krijimit të grupit të grave deputete të Kosovës,