Oborret e shtëpive në Hajvali mbushen me ujra të zeza

Autori:Avdyl Pajaziti

Në oborrin e shtëpive është i pamundur për banorët e këtyre shtëpive në një nga lagjet e Hajvalisë.

Ata nuk mund të kalojnë kohën jashtë objektit, për shkak se rrjedhja e kanalizimit nëpër oborret e shtëpive private shkakton erë të keqe dhe numër të madh të mushkonjave.

Këtë problem qytetarët e kësaj lagjeje do ta kenë gjatë gjithë këtij viti, pasi zyrtarët komunalë nuk kanë dhënë shpresë se do të mund të bëhet zgjidhje.

Banorët ankohen se këto ujëra po vijnë nga kanalizimi i objektit të Pallatit të Drejtësisë, përcjell koha.net. Por, këtë e demanton Ministria e Administratës Publike, sipas së cilës, ky objekt ka të ndërtuar impiantin e tij.

Në përgjigjen elektronike për KTV-në, zyrtarë të MAPL-së thonë se në Pallatin e Drejtësisë është ndërtuar Impianti për trajtimin e Ujërave të zeza para se të filloje akomodimi i stafit dhe nga impianti del uji i pastër.

Se ujërat e pallatit nuk e ndotin lagjen e thotë edhe komune.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/oborret-e-shtepive-ne-hajvali-mbushen-me-ujra-te-zeza/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala