Oborret e shkollave të Ferizajt si deponi bërllogu

Autori:Zekirja Shabani

Qytetarët nuk kanë kontejner ku ti hedhin mbeturinat në rrugën Gjon Serreqi në Ferizaj. Kështu, një kënd i oborrit të shkollë, po me këtë emër, ku ka qarkullim të madhë të nxënësve dhe qytetarëve është kthyer në deponi mbeturinash.

Organizata jo Qeveritare INPO me shqetësim ka reaguar ndaj mosgadishmërisë dhe mungesës së efikasitetit të KRM “Pastërtia” për të mbledhur dhe menaxhuar mbeturinat në qytetin e Ferizajt.

“Mbulimi i pjesëshëm i territorit me shërbime pastrimi ka rezultuar në hedhjen e mbeturinave në ambiente të hapura publike dhe në vende që nuk janë të destinuara për mbeturina, siç janë oborret e shkollave. Ambienti i pastër është çështje e rëndësishme për të gjitha vendet, e sidomos lokacionet e afër shkollave dhe brenda tyre. Është e papranueshme që deponi të tilla të mbeturinave të jenë të pranishmë në oborret e shkollave, dhe Komuna së bashku me KRM “Pastërtia” të mos reagojnë për sanimin e gjendjes së krijuar”, thuhët ne reagimin e Inciativës për progrës INPO.

Sipas INPO Komuna ka për detyrë që t’i krijojë parakushte KRM “Pastërtia” për kryerjen e shërbimeve të pastrimit sipas standardeve të kërkuara.

“Parakushtet ndër të tjera përfshinë vendosjen e kritereve të pastrimit, caktimin e lokacioneve për kontenjerë, etj. Sipas ligjit të ri për mbeturina, komuna ka përgjegjësi të mëdha në administrimin dhe mbikqyrjen e KRM-ve, gjë që e bën edhe më të rëndësishme rolin e saj në këtë fushë”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/oborret-e-shkollave-te-ferizajt-si-deponi-berllogu/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala