Obiliqi paguan 163 mijë euro për karburante (Dokument)

Komuna e Obiliqit e udhëhequr nga Xhafer Gashi, do të paguaj 163 mijë euro nga taksat e qytetarëve për tu furnizuar me naftë për automjetet e komunës, Qendrën e mjekësisë familjare, arsim dhe ngrohje qendrore.
Në tenderin me vetëm dy operator të përgjegjshëm është shpallur fitues Petrol Company, me ofertën më të lirë për vetëm 1 mijë euro se konkurrenti tjetër në garë, shkruan Gazeta Fjala.
Sipas të dhënave të publikuara në Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik, kjo kontratë është paraparë për furnizim tre vjeqarë./Gazeta Fjala/