Obiliq, 30 raste të reja me kancer vetëm në vitin 2015

Autori:Avdyl Pajaziti

Numri i të prekurve me sëmundjen e kancerit dita e ditës po shënon rritje në komunën e Obiliqit. Nga kryetari i kësaj komune Xhafer Gashi, sot është bërë e ditur se janë 30 raste të reja që janë paraqitur vetëm në këtë vit.

Ai këto deklarata i bëri gjatë pritjes që i bëri kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli. Gashi bashkë me Veselin, vizituan edhe Qendrën e Mjekësisë Familjare në Obiliq, ku nga mjekët e kësaj qendre u kërkua që të investohet më shumë në teknologji mjekësore.

Kryetari Veseli në anën tjetër tha se institucionet e Kosovës e kanë obligim kujdesin dhe përkrahjen për qytetarët e Obiliqit.

Ai po ashtu tha se duhet të mendohet një zgjidhje që të tejkalohen sëmundjet, të cilat shpesh i kapin këta qytetarë për shkak të kushteve atmosferike.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/obiliq-30-raste-te-reja-me-kancer-vetem-ne-vitin-2015/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala