Obama priti myslimanët amerikanë në iftarë

Autori:Avdyl Pajaziti

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, tha se amerikanët qëndrojnë unikë në refuzimin e sulmeve kundër secilit religjion ose grup etnik, derisa ka shënuar muajin e shenjt, Ramazanin

Në Shtëpinë e Bardhë, mbrëmë zoti Obama i ka pritur myslimanët amerikanë për iftarin tradicional, i cili mbahet pas agjërimit që zgjatë gjatë gjithë ditës, prej agimit e deri në perëndim të diellit.

Muaji i Ramazanit përfundon me festën myslimane të Bajramit.

“Kurani mëson se fëmijët e Zotit duhet të ecin me butësi në tokë dhe kur të konfrontohen me injorancë, të përgjigjen “paqe”. Duke i nderuar këto vlera të njohura së bashku – të paqes dhe bamirësisë dhe faljes – ne afirmojmë se çfarëdo që është feja jonë, ne të gjithë jemi një familje”, tha Barack Obama.

Në këtë pritje merrnin pjesë edhe afro 40 anëtarë të komunitetit diplomatik dhe disa anëtarë të Kongresit të Shteteve të Bashkuara.

Pos tjerash, presidenti Obama ka folur edhe për tre myslimanë të rinjë, që janë vrarë më 10 shkurt në Chapel Hill të Karolinës Veriore dhe për nëntë pjesëtarë të komunitetit zezak të kishës, të vrarë javën e kaluar në Çarlston të Karolinës Jugore, raporton AP nga Uashingtoni.

“Ne qëndrojmë unikë kundër këtyre akteve të urrejtjes”, tha Barack Obama.(rel)

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/obama-priti-myslimanet-amerikane-ne-iftare/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala