Obama nominon Gregory T. Delawie ambasador në Kosovë

Autori:Avdyl Pajaziti

Senati ka pranuar nominimin e presidentit Barack Obama që Gregory T. Delawie, nga Virginia, të jetë ambasador i ri në Republikën e Kosovës.

Ditë më parë u raportua se zyra e Presidentit të SHBA-ve kishte propozuar disa emra për disa pozicione të ndryshme në administratën e Obamës.

Në mesin e tyre ishte edhe ai për ambasadorin e ri të Kosovës, Delawie.

Gregory T. Delawie, punonjës i Shërbimit të Jashtëm, aktualisht është zëvendës ndihmës sekretarit të Byrosë së kontrollit, verifikimit dhe pajtueshmërisë së armëve në Departamentin e Shtetit, një post që e ka mbajtur që nga viti 2012.

Më parë, Delawie shërbeu si zëvendës shef i Misionit në Ambasadën e SHBA-ve në Berlin nga 2009 deri 2012, zëvendës ndihmës sekretar në Byronë e çështjeve politiko-ushtarake 2008-2009, drejtor zyre në punët e tregtisë bilaterale nga zyra e Byrosë e çështjeve ekonomike dhe të biznesit 2007-2008 dhe zëvendës shefi i Misionit në Ambasadën e SHBA-ve në Zagreb nga 2004 deri 2007, shkruan koha.net.

Delawie ishte drejtor zyre në Zyrën për Koordinimin e Politikës në Byronë e Burimeve Njerëzore 2001-2003, zyrtar zhvillimi i karrierës në Byronë e Burimeve njerëzore nga 2000 deri 2001, këshilltar ekonomik në Ambasadën Amerikane në Romë 1996-2000.

Ai gjithashtu ka shërbyer në misionet amerikane në Ankara dhe Frankfurt si dhe në Zyrën Rajonale të Punëve Politike-Ekonomike të Byrosë së Evropës dhe Kanadasë, në Qendrën e Operacioneve të Departamentit të Shtetit dhe Zyrën Politike të Aviacionit në Byronë e Çështjeve Ekonomike dhe të Biznesit.

Delawie ka përfunduar studimet për ekonomi në Harvard.

Nga viti 2012 ambasadore e SHBA në Kosovë është Tracey Ann Jacobson.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/obama-nominon-gregory-t-delawie-ambasador-ne-kosove/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala