Obama lexon librin “Shqipëria Moderne” (Foto)

Media të ndryshme kanë raportuar së fundi në lidhje me një fotografi e cila është fotomontazh, ku pretendohet se Obama lexon librin “Modern Albania” (Shqipëria Moderne).
“Ai është Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por siç duket, gjithmonë ka nevojë të mësojë më shumë në lidhje me gjithçka, e ndaj duket se leximit nuk i ndahet kurrë. Këtë herë, Presidenti Obama ka vendosur të lexojë ‘Shqipërinë Moderne’, një libër që tregon për kalimin nga periudha e diktaturës në demokraci”, ka shkruar kështu Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.
“E nëse e lexon një president si ai i Amerikës, kjo do të thotë se ka shumë gjëra interesante në të dhe se me të vërtetë është një libër që ia vlen të ketë vëmendjen e duhur”, shkruan NOA.