Obama i futë në listën e zezë djemtë e Naser Kelmendit dhe vajzën e tij

Autori:Avdyl Pajaziti

Komplet Familja e Naser Kelmendit dhe kompanitë e tij në tri shtete të ndryshme kanë hyrë në listën e zezë të Presidentit të SHBA’së, Barack Obama. Kjo ka ndodhur për shkak se firma e Kelmendit dyshohet se merret me tregti me drogë dhe shpërlarje parash. Kelmendi ka qenë edhe më herët në listën e zezë të Presidentit Obama.

Deri tash në këtë listë ishte vetëm Naser Kelemndi. Prej 24 marsit të këtij viti në listën e zezë janë e djemtë Besniku, Elvisi, Liridoni dhe vajza e tij, Donata Kelmendi si dhe e gjithë kompania e tij.

Veç kësaj, edhe kompanitë në Mal të Zi, Bosnjë, dhe Kosovë janë përfshirë në listën e zezë.

Kelemendi bashkë me fëmijët e tij akuzohet se merret me trafikim të drogës dhe pastrim të parave, raporton Gazeta Express.

“Naser Kelmendi është i angazhuar në aktivitete kriminale për më shumë se 35 vite. Ai ishte kreu i një organizate kriminale në Ballkan dhe ka një rrjet të bashkëpunëtoreve të tërë në Europën. Organizata kriminale e Naser Kelmendit operon nëpërmjet rrjetit të shpërndarjes së drogës që shtrihet nga Afganistani dhe Turqia e deri në Europë”, thuhet në deklaratën e Thesarit të SHBA’së.

Deri tash janë më shumë se 1700 njerëz në listën e zezë të Presidentit të SHBA’së.

Aktualisht, Naser Kelmendi po gjykohet në Kosovë ndërsa mbrojtës i tij është Këshilltari i Kryeministrit Isa Mustafa, Besnik Berisha./Express

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/obama-i-fute-ne-listen-e-zeze-djemte-e-naser-kelmendit-dhe-vajzen-e-tij/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala