Obama emëron homoseksualin e parë udhëheqës të Ushtrisë

Autori:Avdyl Pajaziti

Presidenti amerikan, Barak Obama, të premten emëroi personin e parë të deklaruar si homoseksual në udhëheqjen e ushtrisë, raporton Anadolu Agency.

“Presidenti Obama ka bërë një zgjedhje të shkëlqyer, dhe unë shpresoj për një konfirmim të shpejtë nga Senati”, tha Sekretari i Mbrojtjes, Ash Carter në një deklaratë duke përgëzuar Eric Fanning për emërimin e tij.

Fanning aktualisht ka shërbyer si nënsekretar i Ushtrisë dhe më parë ka mbajtur poste të ngjashme në Forcat Ajrore dhe të Marinës.

Carter, ka punuar më parë në çështjet e barazisë gjinore dhe integrimin e një numri të madh të ushtarëve homoseksualë në ushtri. Ai më vonë u emërua shef ushtarak. Carter ka punuar ngushtë me Fanning, i cili dikur ishte shef i stafit të Karterit, transmeton Gazeta Fjala.

“Ka qenë një privilegj gjatë karrierës sime që të punojmë së bashku me atë dhe të shikoj përparimin e tij në një prej shërbyesve më të njohur, të përkushtuar, dhe me përvojë publike për vendin tonë”, ka thënë Carter.

Pentagoni hoqi ndalimin e ushtarëve të deklaruar homoseksual në vitin 2011.

Sekretari i ushtrisë në detyrë, John McHugh njoftoi në qershor ai do të japë dorëheqje nga ky post jo më vonë se në nëntor. Ish kongresmeni republikan i New York-ut, ka mbajtur këtë post që nga viti 2009./Gazeta Fjala

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/obama-emeron-homoseksualin-e-pare-udheheqes-te-ushtrise/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala