Obama: Duhet bërë diçka me armët

Autori:Avdyl Pajaziti

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka thënë se SHBA-ja “duhet të bëjë diçka” për t’ua vështirësuar kriminelëve sigurimin e armëve.

Obama i ka bërë këto komente një ditë pas të shtënave në një spital në Kollorado, të cilat kanë lënë të vdekur tre persona dhe të plagosur nëntë të tjerë.

“Duhet të bëjmë diçka në lidhje me qasjen e lehtë në armë të luftës… Është koha”, ka thënë Obama.

Sulmuesi i dyshuar në klinikën e planifikimit familjar në Kollorado është dërguar në paraburgim.

Ai ka shkëmbyer zjarr me policinë për orë të tëra, derisa është dorëzuar.

Motivi mbetet i paqartë.

Klinka në fjalë ka shkaktuar protesta kundër abortit në të kaluarën.

Një burim i zbatimit të ligjit e ka identifikuar sulmuesin e dyshuar si Robert Lewis Dear, nga Karolina e Veriut.

Ligjvënësit demokratë në SHBA kanë kërkuar disa herë forcimin e ligjeve për armë, duke e bërë të detyrueshëm kontrollin e biografisë së atyre që duan të blejnë armë dhe ndalimin e shitjes së armëve nëse kontrolli nuk është i plotë. Republikanët kryesisht janë kundër.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/obama-duhet-bere-dicka-me-armet/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala