N’zyrën e Kadri Veselit sillen macet (Foto)

“Kur mungon macja, minjët hedhin valle”, kjo shprehje popullore duket se nuk vlenë për hapësirat e punës së kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.
Aty macet sillen pa u penguar, raporton Gazeta Fjala.
Në disa fotografi të publikuara nga këshilltari i Veselit, Avni Bytyqi, në profilin e tij në facebook, shihet një mace që shëtitë herë në dysheme e herë në tavolinë në zyrët e kryeparlamentarit./Gazeta Fjala/