Nxënësit e Skenderajt do ta nisin mësimin pa material shkollor

Autori:Avdyl Pajaziti

Nxënësit e shkollave të Skenderajt procesin mësimor do ta nisin pa materiale pedagogjike.

Gazeta Fjala ka marr vesh se kjo ka ardhur pasi Organi Shqyrtues i Prokurimit pas pranimit të ankesës së një operatori për shkelje procedurash nga komuna e Skenderajt në tenderin për “Furnizim me material pedagogjik për shkolla në Skenderaj”.

OSHP ka pranuar ankesë nga operatori Vlora, nga Prishtina lidhur me aktivitetin e prokurimit duke pretenduar se Komuna ka bërë shkelje të ligjit të prokurimit, transmeton Gazeta Fjala.

Një ekspert i OSHP ka konstatuar se Komuna e Skenderajt ka vepruar ne kundërshtim me dispozitat ligjore dhe i ka rekomanduar panelit shqyrtues që autoriteti kontraktues te anuloj apo shtyje afatin për ofertim dhe ti jep mundësi gjithë te interesuarve te ofertojnë.

OSHP urdhëron operatorin ekonomik, komunën e Skenderajt që brenda 10 ditësh të informoj OSHP për veprimet e ndërmarra lidhur me këtë aktivitet të prokurimit.

Rrjedhimisht nxënësit e shkollave në Skenderaj e personeli akademik procesin mësimorë që nisë nga 1 shtatori do ta nisin pa materjalet e nevojshme. / Gazeta Fjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/nxenesit-e-skenderajt-nisin-mesimin-pa-material-shkollor/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala