Nusja e rrah dhe e nxjerrë vjehrrën në rrugë

Një e moshuar, 80 vjeç, pasi është rrahur nga nusja është nxjerrë nga shtëpia një muaj më parë në një qytet në Shqipëri.
Pashke Ndrelala, ka trokitur në redaksinë e emisionit investigativ “Stop” për të denoncuar problemin e saj, transmeton Gazeta Fjala, duke thënë se djali dhe nusja e tij e kanë torturuar, rrahur dhe e kanë mbyllur me çelës. Më pas e kanë nxjerrë nga shtëpia.
Ngjarja ka ndodhur me 3 prill, ndërsa në 4 prill ajo është nxjerrë nga shtëpia.