Numër i vogël i femrave në pension të punës

Autori:Zekirja Shabani

Në Kosovë janë vetëm 4,523 femra në pension si kontribupaguse, ndërsa 34,242  janë meshkuj. Këto të dhëna të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës për tremujorin e parë të këtij viti tregojnë se vetëm 12 për qind e të gjithë të punësuarve që kanë arritur moshën e pensionit janë femra. Ndërkaq, pjesa tjetër prej 88 për qind janë meshkuj.

Në total pensionist kontributpagues në Kosovë janë 38,765, nga gjithsejtë 126 mijë pensionist të ët gjitha kategorive sa ka Kosova.

Sipas statistikave këtë vit vendit i janë shtuar edhe 2 mijë pensionist kontributpagues në krahasim me vitin e kaluar kur ishin vetëm 36,729 pensionist të kësaj kategorie./Gazeta Fjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/numer-i-vogel-i-femrave-ne-pension-te-punes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala