Nuland sot në Kosovë

Autori:Avdyl Pajaziti

Ndihmësja e sekretarit amerikan për Evropë dhe Euroazi, Victoria Nuland sot do ta vizitojë Kosovën.

Nuland, do të jetë e shoqëruar edhe me ndihmësen amerikane të sekretarit të Mbrojtjes për Ukrainë, Rusi dhe Euroazi, Eveline Farkash.

Ndihmëssekretare amerikane e Shtetit Nuland do të takohet me Presidenten, Atifete Jahjaga dhe me Kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli.

Gjatë vizitës në Kosovë, ajo do t’i bëjë presion krerëve të shtetit që sa më parë të riprocedojnë në Kuvend ndryshimin e amendamentit kushtetues që i hap rrugë themelimit të Gjykatës Speciale.

Sipas njoftimit të Departamentit të Shtetit gjatë vizitës në Kosovë, Nuland do të flasë me zyrtarët për zbatimin e marrëveshjes së 19 prillit 2013 për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

“Në Kosovë dhe në Serbi, në mënyrë të veçantë, ajo do të diskutojë dialogun Kosovë-Serbi me dhe progresin në zbatimin e Marrëveshjes së 19 prillit të vitit 2013 të arritur në Bruksel mbi normalizimin e marrëdhënieve”, thuhet në njoftimin e Departamentit të Shtetit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/nuland-sot-ne-kosove/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala